Fundamenti

Prokuroria ndalon një person për mashtrim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 11h, ka ndaluar të dyshuarin A.RR., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Mashtrimi’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, në vitin 2015 dhe 2016, në regjionin e Gjilanit dhe Kamenicës, i dyshuari A.RR., gjersa ishte i punësuar në organizatën ndërkombëtare UNHCR – zyra në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, si punëtorë në këtë organizatë, ka kontaktuar me personat që kanë statusin ‘’Povratnika – të kthyerit’’, duke i siguruar se ka lidhje me organizatën dhe duke iu premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi.

Hidromorava

Në këtë mënyrë i dyshuari, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, nga të dëmtuarit R.S., D.S., M.K., ZH.XH., S.S. dhe S.M., ka përfituar shumën prej 17,800 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.