Mobi Casa

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që nga pakujdesia vrau bashkëshorten

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Mbrëmë pas mesnatës, prokurori kujdestar, në Departamentin e Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, është njoftuar për një vrasje, e cila ka ndodhur në fshatin Selishtë, komuna e Gjilanit.

Menjëherë pas njoftimit me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Regjionale, e Policisë së Kosovës, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes dhe njëkohësisht është arrestuar i dyshuari J.J., si dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 01 janar 2018, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë, komuna Gjilan, i dyshuari J.J. (1958), nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z.J. (1956), në atë mënyrë që derisa ka qenë duke shtënë me armë në ajër, për festën e Vitit të Ri, arma është bllokuar dhe nuk ka shkrepur, me ç’rast duke tentuar ta rregullonte, e njëjta ka shkrepur dhe në një distancë prej 2-3 metra, e ka goditur të ndjerën, në pjesën e epërme të shpindës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Eco Higjiena

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë.

Prokurori i shtetit, sot ka nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet që të vendosë për këtë çështje brenda afatit ligjor thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.