ARKATANA

Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për kosovarin që vrau bashkatdhetarin e vet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokuroria në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit e ngarkon 60 vjeçarin për vrasje të rëndë dhe për shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen.

Prokuroria Publike e St. Gallenit ka nhgritur padi penale ndaj një kosovari 60 vjeçar për vrasje të rëndë të kryer më 12 maj të viti 2016 mbi bashkatdhetarin e tij 42 vjeçar, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA. Masa e ndëshkimit që kërkon akuza është 18 vjet heqje lirie.

Që nga arrestimi i tij më 9 qershor, i akuzuari për vrasje mbahet në burgun për hetime.

HW

Ndërkohë hetimet rreth deliktit të vrasjes kanë përfunduar. Prokuroria në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit e ngarkon 60 vjeçarin për vrasje të rëndë dhe për shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen, transmeton albinfo.ch. Kështu përveç dënimit me 18 vjet burg, ajo kërkon për të edhe një dënim me kusht prej 90 njësish ditore nga 30 franga.

Ndërkohë mediet tjera zvicerane shkruajnë se dorasi dhe viktima ishin të afërm dhe miq mes vete. Ndërsa si motiv për vrasjen siç shkruan 20minuten.ch ka qenë dyshimi i 60 vjeçarit se tashmë viktima mbante lidhje me bashkëshorten e të parit. Por nëse kjo gjë ka qenë e vërtetë ose jo, nuk do të kuptohet kurrë, pasi që gruaja e vrasësit ka vdekur aksidentalisht që në vitin 2015. /Albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.