GRANDEMALL

Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator 2022. Procesi ndaj tij fillon më 10 qershor.

Policia Kantonale e Aargaut kishte marrë një thirrje urgjente mëngjesin e 25 shtatorit 2022. Një 49-vjeçar, shtetas zviceran, ishte në telefon dhe thoshte se gruaja e tij ishte mbyllur në banjë dhe nuk po u përgjigjej thirrjeve.

Sapo arritën në vendngjarje, ekipet e shpëtimit thyen derën pa asnjë problem, duke i rënë me shkelma. Por brenda ata gjetën gruan 41-vjeçare, tashmë të vdekur, transmeton albinfo.ch. Nga hetimet rezultoi se viktima, Shqiponja Isufi, mësimdhënëse universitare dhe një emër shumë i njohur në komunitetin shqiptar të Zvicrës, ishte mbytur.

Tani është caktuar një datë për seancën dëgjimore përpara Gjykatës së Qarkut në Baden: Ajo fillon të hënën, më 10 qershor, në ambientet e Policisë Kantonale të Aargaut në Schafisheim, dhe është e mbyllur për publikun. Vendimi gjyqësor është caktuar të merret pasditen e së premtes, më 14 qershor.

ARKATANA

Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria publike supozon se vrasjes së viktimës duhet t’i ketë paraprirë një debat mes çiftit, shkruan gazeta Luzerner Zeitung. Bazuar në provat e disponueshme, ajo e vlerëson qasjen e të akuzuarit ndaj krimit si veçanërisht të paskrupullt, torturuese për viktimën, ndërsa prapavinë e vrasjes, të përshkuar nga egoizmi i të akuzuarit. Si përmbledhje, personi në fjalë akuzohet për vrasje të rëndë, përcjell albinfo.ch. Zyra e prokurorit publik të Badenit fillimisht kishte hetuar krimin, duke e përcaktuar atë si vrasje me dashje.

Sipas prokurorisë, i akuzuari duhet të dënohet me 18 vjet burgim për krimin e kryer. Nga ana tjetër, 49-vjeçari pranon se është përgjegjës për vdekjen e gruas së tij. Kjo qe njoftuar tashmë që në qershor 2023.

Deri në vendimin e formës së prerë, i akuzuari prezumohet i pafajshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.