Uji Dea

Prokuroria i reagon ashpër Ministrit Sveçla pas arrestimeve të sotme: Mos u përziej në punët tona

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Zyra e Prokurorit të Shtetit doli me një reagim rreth deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, pasi ky i fundit i komentoi arrestimet në Shtërpcë e Ferizaj, të cilave, sipas Prokurorit të Shtetit, ministri u dha konotacion politik.

Arrestimet erdhën si rezultat i ndërtimeve në kundërshtim me ligjin në zonën e Brezovicës, ndërsa ato janë bërë në Shtërpcë dhe Ferizaj.

Në reagimin e Prokurorit të Shtetit thuhet se hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e MPB-së, por e Prokurorit të Shtetit.

Tutje, në reagim thuhet se këto hetime nuk kanë konotacion politik dhe nuk duhet të komentohen në organet politike.

Sipas Prokurorit të Shtetit, ky aksion erdhi pas hetimeve disavjeçare nga Prokuroria.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Zyrës së Prokurorit të Shtetit:

Prokurori i Shtetit reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, i cili ashtu si edhe aksioneve të tjera të prokurorisë edhe rastin e ditës së sotme të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj në komunën e Shtërpcës dhe më gjerë, mundohet që t’iu jap karakter politik.

Mobi Casa

Hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e as e sektorëve tjerë qeveritar, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit.

Hetimet dhe rastet penale nuk kanë konotacion politik dhe nuk duhet të komentohen nga organet politike.

Ne e mirëkuptojmë vlerësimin që pushteti ekzekutiv ka filluar ta ketë për punën e Prokurorit të Shtetit, mirëpo ia u bëjmë të qartë se duhet të respektohet ndarja e pushteteve dhe kompetencat që secili institucion i ka.

Në këtë kontekst, secili institucion duhet të sillet konform përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese, pa u përzier në punët dhe kompetencat respektive.

Aksioni i ditës së sotme është punë dhe angazhim disavjeçar i Prokurorisë i mbështetur nga organet tjera ligjzbatuese, për më tepër është në vazhdën e përpjekjeve të Prokurorit të Shtetit për forcimin e sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre individëve që kryejnë vepra penale pavarësisht pozitës, funksionit apo etnisë që ata kanë.

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH