Eko Higjiena

Prokuroria heton zyrtarët që morën para e dhurata

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për dyshime se dy zyrtarë të shtetit kanë përfituar materialisht nga pronarët e një universiteti ilegal turk në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria ka njoftuar se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka autorizuar Njësitin për krime ekonomike dhe korrupsion në Prizren, që t’i ndërmarrë veprimet hetuese për të hetuar pretendimet e botuara në gazetën “Koha Ditore”.

Gazeta ka raportuar se zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzi, dhe ish-nënkryetari i Kuvendit, Enis Kervan, janë dy prej zyrtarëve të lartë kosovarë që kanë përfituar materialisht nga pronarët e Universitetit Evropian, Jalcen Kocak dhe Mehmet Behattin Ozel. Gazeta ka dëshmi që zëvendësministri i Arsimit ka marrë të paktën një laptop nga pronarët turq, ndërsa nënkryetari i Kuvendit ka marrë të paktën 1.500 euro para të gatshme pa ndonjë përshkrim se për çfarë arsyeje është paguar.

HW

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Enis Kervan, që është zyrtar i lartë në Partinë Demokratike Turke – pjesëmarrëse në Qeverinë e Kosovës, që shumë vjet ka mohuar se ka marrë para nga drejtuesit e Universitetit. Por, fatura e lëshuar më 31 prill 2012, që është e nënshkruar nga Kervan, dëshmon pranimin e një shume parash pa përshkrim të qëllimit të dhënies së tyre. Kervan i ka thënë gazetës se ai nuk e ka nënshkruar faturën

http://koha.net/?id=27&l=71677

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.