RCCOLA

Prokuroria heton dëshmitë dhe provat e Millan Stojanoviqit

/ 3 minuta lexim

Gjilan- Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka nisur hetimet zyrtare ndaj deklaratave që ka dhënë Millan Stojanoviq nënkryetar për komunitete në Gjilan, rreth kërcënimeve që i janë bërë familjes së tij si dhe për shumë afera e akuza ku përmend emra konkret që lidhen me korrupsion dhe krim të organizuar.

Rasti dhe Dosja e Millan Stojanoviqit tashmë edhe zyrtarisht është duke u hetuar nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan tha për rajonipress kryeprokurori i Qarkut, Jetish Maloku. Maloku tha se të gjithë ata emra që janë përmendur në dosjen e Stojanoviqit do të hetohen e në veçanti hetimi do të nisë ndaj ofiqarit të Pasjanit , ish kryeshefit të SPB-së në Vrajë dhe të gjithë atyre që punojnë për strukturat paralele.

Stojanoviq një ditë më herët për rajonipress ka dhënë detaje interesante rreth kërcënimeve që ka marrë nga persona anonim si dhe ka implikuar emra të rëndësishëm të jetës politike, madje edhe në Serbi dhe të atyre që konsiderohen si struktura paralele të sigurisë të njohur si BIA dhe MUP.

Kryeprokurori Maloku tha se në shënimet e Stojanoviqit ka mjaft prova dhe dëshmi që mund të jenë të mjaftueshme për të marrë në pyetje të gjithë ata zyrtarë e politikan serb që përmenden në Dosje.

Edhe pse hetimi ndaj dosjes së Stojanoviqit ka filluar tashmë, megjithatë ekspertët dhe shoqëria civile mendojnë se organet hetuese sidomos policia duhen të jenë më vigjilente dhe më të shpejta në veprime.

Hidromorava

Flamur Hyseni profesor universitar për rajonipress tha se në deklaratën e Stojanoviqit se janë lëshuar 800 mijë certifikata të lindjes dhe se për to janë paguar 1000 – 1500 euro, kjo sipas legjislacionit tonë ngre pas vetës edhe përgjegjësinë për të dëshmuar dhe raportuar këtë rast në prokurori.

Profesor Hyseni mendon se pos që është përgjegjësi politike të pohosh diçka të vërtetë se për të duhet të ofrosh fakte dhe prova, është edhe përgjegjësi penale se diçka që ke ditur nuk e ke raportuar në prokurori, nuk ke bërë kallëzim penal për këtë rast, aq më e pa falshme është për zyrtaret publik.

Hyseni tha se organet e hetuesisë policia dhe prokuroria duhet urgjentisht të merren me deklaratat e Stojanoviqit dhe në veçanti rast për të hetuar në detaje është ai i shkeljes flagrante të ligjit nga zyrtari i ofiqarise nga Pasjani.

Por Hyseni shton se nëse nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim nga ana e organeve të hetuesisë, Policisë dhe Prokurorisë, atëherë edhe me tutje do të degradohet “publikja” dhe deklaratat e zyrtarëve publik lidhur me shkeljet dhe keqpërdorimet e zyrtarëve publik veç sa do të bëhen më të parëndësishme në aspektin e besimit./rajonipress/