ARKATANA

Prokuroria është ankuar për paraburgimin katërditor të Hamitit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prokurori publik i EULEX-it, Pascal Persoons, i ka adresuar ankesë gjyqtarit të procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, lidhur me aktvendimin që ai kishte lëshuar të martën për paraburgim katërditor kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, si dhe dy afaristëve të tjerë Agim Ademi dhe Muharrem Rama, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes ankesës, ai kishte vlerësuar se masa e paraburgimit katërditor ishte gabim shtypi dhe se ajo do të duhej të figuronte ashtu si në aktvendimin e parë. Masa e paraburgimit në këtë aktvendim ishte vlerësuar nga mbrojtja si “paraburgim i dyfishtë”. Po ashtu gjyqtari Kashtanjeva përmes aktvendimit të së martës nuk kishte përfillur as konstatimet e Gjykatës Supreme të dhëna para më shumë se një jave se paraburgimi i këtyre të treve ishte i jashtëligjshëm.

GRANDEMALL

Në ankesën e prokurorit Persoons thuhet se gjyqtari Kashtanjeva, në vendimin e tij pas rishqyrtimit të çështjes, nxori një urdhër për paraburgim nga një datë e mëvonshme, dhe se në urdhrin e tij të parë ai e kishte pasur të shkruar që paraburgimi do të zgjaste një muaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.