UBT

Prokuroria e Qarkut heton 60 zyrtarë komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeprokurori publik i Qarkut Jetish Maloku tha për rajonipress se ky institucion po heton rreth 60 zyrtar të veshur nën petkun e pushtetit të komunave Gjilan,Kemenicë,Viti,Ranillug,Partesh,Kllokot.

Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan për një periudhë gjashtë mujore të punës së saj ka filluar hetime zyrtare ndaj 60 pushtetarëve komunal të komunave Gjilan,Kamenicë,Viti,Ranillug,Parstesh e Kllokot të gjithë të dyshuar për veprën penale “shpërdorimi detyrës zyrtare”.

Jetish Maloku kryeprokuror tha për rajonipress se kjo prokurori është e vendosur të luftojë krimin që po ndodhë nga pushtetarët komunal. “Tashmë ndaj 10 zyrtarëve komunal janë përfunduar hetimet,derisa ndaj 4 të tjerëve janë pushuar. Megjithatë tetori mbetet muaji final kur edhe pritet të vendoset për fatin e zyrtarëve të tjerë” tha Maloku.

Maloku tha se është i vendosur që mos të falet asnjë zyrtarë që është i veshur nën petkun e pushteti komunal. Tashmë Maloku tha se kjo prokurori ka marrë edhe raportet e auditorit për komunat e Anamoravës dhe janë të angazhuar tre prokuror që do të merren enkas me këtë hetim.

Hidromorava

Maloku tha se është shqetësuese rritja ose përfshirja e zyrtarëve në shpërdorim të detyrës zyrtare. Maloku tha se nuk juanë të kënaqur me punën e Gjykatës e cila neglizhon ose nuk jep dënime të merituara.

Një çështje tjetër që Maloku ka përmendur ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe të të gjitha llojeve tjera kriminale. Mbi 360 kallëzime penale janë ngritur vetëm për 6 muaj derisa janë të involvuar 504 veta. Nga këto vepra 30% të rasteve prijnë për armëmbajtje pa leje.

Maloku tha se rajonin e Gjilanit e shqetëson edhe dukuria e trafikimit ku 31 raste janë hetuar dhe kryer procedurat për trafikim me qenie njerëzore dhe ndaj 20 personave është kryer procedura për falsifikim të dokumenteve.

Kryeprokurori Maloku tha se kjo prokurori po bënë çmos që të rrisë transparencën ndaj publikut. “Publiku duhet të dijë për punën që po bëjmë ose mos punën. “Ne do të jemi transparent sepse ndryshe nuk mund ta kthejmë besimin edhe ashtu të lëkundur të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë” tha Maloku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.