UBT

Prokuroria e Gjilanit sërish në aksion, urdhërkontrolle në zonën e Karaqevës e më gjerë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

Uji Dea

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/