UBT

Prokuroria e Gjilanit pushon hetimet ndaj tre zyrtarëve komunal, i pafajshëm edhe Qemajl Mustafa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda ka pushuar hetimet ndaj Hatixhe Dakut, Qefsere Sadriut, Vebi Gecit dhe ndaj të pandehurit Ramadan Musliu. Hetimet juanë pushuar edhe ndaj të dyshuarit Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit thuhet në aktvendimin e Prokurorisë.

Prokuroria e Gjilanit tashmë zyrtarisht ka pushuar hetimet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj Hatixhe Dakut, Qefsere Sadriut, Vebi Gecit dhe ndaj të pandehurit Ramadan Musliu. Hetimet juanë pushuar edhe ndaj të dyshuarit Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit thuhet në aktvendimin e Prokurorisë.

Uji Dea

Në aktvendimin e prokurorisë së Gjilanit të nënshkruar nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se Prokuroria Themelore e Gjilanit më 24.01.2014 i ka proceduar lëndën në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Me datën 18.03.2016 Prokuroria Speciale pas veprimeve të ndërmarra hetimore ka hedhur poshtë pjesërisht kallëzimin penal dhe atë në raport me të dyshuarin Qemajl Mustafa për shkak të veprës penale “ushtrimi i ndikimit”, me konstatimin se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm se i njëjti ta ketë kryer veprën penale.

Prokuroria e Gjilanit pas zhvillimit të hetimeve ndaj të pandehurve Hatixhe Daku, Qefsere Sadriu dhe Vebih Geci dhe Ramadan Musliu ka konstatuar se nuk ekzistojnë elemente të veprave të sipërshënuara apo ndonjë vepre tjetër për çka zyrtarisht ka pushuar hetimet thuhet në aktvendim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.