Uji Dea

Prokuroria e Gjilanit pushon hetimet ndaj Agim Latifit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sipas Prokurorisë hetimet në rastin e Agim Latifit janë pushuar me arsyetimin se nuk janë gjetur prova se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Ndaj, Agim Latifit kishin filluar hetimet më 13 janar 2020 ndërsa në aktvendimin e prokurorisë thuhet se sipas deklaratës së të pandehurit, ai ka thënë se për Ejupin është në gjendje edhe shtëpinë ta shes. Përveç deklaratës së të dëmtuarit Ejup Ibrahimi, dhe shkresave të cilat i ka shkruar vet i dëmtuari, nuk është zbuluar ndonjë provë tjetër me të cilat do të ngarkonin të pandehurin me veprën penale të fajdesë. Po ashtu edhe gjatë bastisjes së shtëpisë së të pandehurit Agim, nuk është gjetur ndonjë provë përfundon aktvendimi.

Fundamenti

Ndërkaq Agim Latifi tashmë i revoltuar tej mase në gjestin që i ka bërë shoku i tij i ngushtë dhe mik i familjes shprehet se ky rast e ka lënduar dhe e ka dëmtuar tej mase. “Kurrë se kisha besuar se kjo situatë do të shkonte aq larg sa një shok i ngushtë ta keqpërdor mirësinë tënde”.

Agim Latifi ka dërguar edhe disa foto familjare të Ejup Ibrahimit, ku ai shihet në një aheng familjar në Prizren. “Ja viktima Ejup Ibrahimi i cili në “gjendje të rëndë financiare dhe psikike – emocionale”bënë dasem ku marton djalin në një restorant luksoz në Prizren me parat e të “akuzuarve”. Siç po shihet ai shfrytëzoj shokët duke i mashtruar u`a mori parat e le që nuk jau ktheu po i akuzoj për fajde. Ky jo që nuk u arrestua si mashtrues po edhe pse të “akuzuarit”, u liruan nga akuza rri i lirë e feston. Siç po shihet ky i ka bërë këto veprime në mënyrë të planifikuar me shpresë që këta do të shpalleshin fajtor e ky i lirë do ta shijonte tradhtinë që ua bëri shokëve të cilët e kanë konsideruar më shumë se vëlla.Turp” ka shkruar Agim Latifi./rajonipress/