RCCOLA

Prokuroria e Gjilanit nuk i fal strukturat paralele serbe, për shkak të hetimeve të rëndësishme kërkohet edhe kyçja e AKI

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokurori Agron Uka është i angazhuar me rastin e sekuestrimit të kamerave në fshatrat serbe Kllokot, Partesh e Ranillug. Uka ndryshe është ndër prokurorët e rrallë që ka hetuar strukturat paralele dhe ka iniciuar dhe hetuar edhe serb të dyshuar për krime lufte. Sipas burimeve tona në këto fshatra dyshohet edhe për elemente tjera të rrezikshme dhe për këtë arsye urgjentisht është kërkuar edhe inkuadrimi i AKI-së.

Prokuroria e Gjilanit është treguar e vendosur dhe efikase për të luftuar çdo krim të organizuar, e aq më parë ai që vije nga strukturat paralele serbe, të cilat duke vendosur kamera në mënyrë ilegale kanë dërguar mesazhe të koduara në Serbi.

Është prokurori Agron Uka i cili ka ndërmarrë këtë aksion duke angazhuar policinë për të luftuar dhe larguar çdo element të dyshimte që mund të shfrytëzohet nga Serbia.

Agon Uka është ndër prokurorët e rrallë që nuk ka hezituar asnjëherë, madje edhe në kohën e UNMIK-ut dhe EULEX-it, duke hetuar serb të dyshuar për krime lufte dhe duke ngritur aktakuza për ta.

Fundamenti

Ndërsa rasti i sekuestrimit të kamerave po del të jetë edhe më i thellë. Sipas burimeve tona nga policia dhe prokuroria aty ka elemente edhe më të rrezikshëm që mund të cenojnë seriozisht sigurinë e Kosovës dhe për këtë arsye është kërkuar edhe inkuadrimi i AKI në hetimin e rastit.

Ndryshe dje policia e Gjilanit sipas Valon Osmanit zëdhënës i policisë në koordinim me prokurorinë e shtetit ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës kompetente në Gjilan në bazë të së cilës ka sekuestruar kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në komunat e Kllokot, Partesh dhe Ranillug të rajonit të Gjilanit. Sekuestrimi i kamareve është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara” nga neni 202 i KPRK-së, në mbështetje të ligjit për Policinë e Kosovës me numër 04/L-076, neni 25 dhe ligjit numër 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”, theksoi ai.

Osmani gjithashtu njoftoi se në lidhje me këtë urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara” rast i cili vazhdon të hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Gjilan./rajonipress/