UBT

Prokuroria e Gjilanit nis hetimet për donacionin e lopëve në vlerë të 100 mijë eurove

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet për donacionin e 100 mijë eurove ku ditë më parë u shpërndanë 35 krerë lopë. Ky hetim erdhi pas shumë reagimeve qytetare e komenteve të panumërta dhe dyshimeve rreth këtij donacioni.

“Bazuar në kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, pas pranimit të kësaj informate, për rastin në fjalë, menjëherë ka autorizuar policinë, Sektorin për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, që të grumbullojnë prova, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale, me dyshimin e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në Sektorin e bujqësisë në Komunën e Gjilanit” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjilanit.

Ndërkaq, Ramiz Ramadani drejtor i Bujqësisë ka thënë se gjithçka është bërë sipas kushteve të parapara nga donatorët.

RCCOLA

Sipas tij 59.000 euro është vlera e donacionit që ju ka dediku këtij projekti. 28.000 euro është participimi i komunës që përfshin shpenzimet e transportit, doganës, karantinës dhe monitorimit dy vjeçar të projektit nga ozhr Meshqerra.

Ndërsa 14.000 euro është participimi i fermerëve që ju kthehet cent për cent fermerëve me koncentrat, shërbime veterinare, këshillime etj. Krejt këto bashkë e kalojnë 100.000 euro, një provokim i vogël për hajdutet dhe një matematik pak e koklavitur ka thënë Ramadani./rajonipress/