ARKATANA

Prokuroria e Gjilanit ngritë dy aktakuza, një për vrasje dhe një për keqpërdorim seksual

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën kompetente në Gjilan, kundër të pandehurve H.SH., A.SH., dhe B.A. Prokuroria njofton se i pandehuri H.SH., në muajin gusht 2018, në komunën e Kamenicës, për shkak të një mosmarrëveshje, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.D, në atë mënyrë që gjatë rrahjes, me thikë e godet trembëdhjetë (13) herë, në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është transferuar edhe në QKUK, në Prishtinë.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit A.SH. dhe B.A., në bashkëveprim dhe me dashje kanë marrë pjesë aktive në rrahje, duke e goditur të dëmtuarin A.D. dhe të miturin A.D.

Në këtë mënyrë, të njëjtit kanë kryer veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, e paraparë në nenin 190 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale, ndërsa të pandehurit H.SH., t’i vazhdohet masa e paraburgimit për shkak që ende nuk kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë.

Aktakuzë për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare

Mobi Casa

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.D., për shkak të veprës penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare”.

Sipas aktakuzës, në muajin mars të vitit 2018, i pandehuri J.D. (1977), nga komuna e Kamenicës, e ka marrë të dëmtuarën e mitur K.S. të moshës trembëdhjetë vjeçare, me automjetin e tij kombi dhe e ka dërguar në Prizren, ku edhe e kalojnë natën në automjet dhe për qëllime seksuale, e keqpërdor seksualisht të njëjtën.

Vlen të theksohet se, i pandehuri e ka marrë me vete në Prizren, tri herë të dëmtuarën e mitur, së bashku me dy vajzat e tij të mitura.

Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën (16) gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.

Në fund, Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin të e shpallë fajtor, për veprën e kryer penale dhe ndaj të njëjtit të shqiptoj dënimin e merituar sipas ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.