GRANDEMALL

Prokuroria e Gjilanit ngritë aktakuzë kundër kryesuesit të Kuvendit Komunal në Viti

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Pira kryesues i Kuvendit Komunal në Viti për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”. Pira dyshohet se kundërligjshëm u ka paguar mëditjet asambleistëve Visar Demiri, Vjollca Sylejmani, Majlinda Ostrogllava, Vjollca Kadolli Halili, Selvije Rexhepi, Mirlinda Sadiku dhe Nexhat Aliu.

Departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Naim Pira kryesues i Kuvendit Komunal në Viti, raporton rajonipress.

GRANDEMALL

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se i pandehuri Naim Pira duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, apo që t`i shkaktojë dëm personit tjetër, me dashje nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuar me ligj dhe ka vepruar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, në atë mënyrë që përkundër faktit se disa nga asambleistët gjatë vitit 2014, kanë munguar disa herë në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe të njëjtëve u është paguar mëditja e rregullt, për çdo seancë nga 125 euro këtyre asambleistëve :Visar Demiri, Vjollca Sylejmani, Majlinda Ostrogllava, Vjollca Kadolli Halili, Selvije Rexhepi, Mirlinda Sadiku dhe Nexhat Aliu thuhet në aktakuzën e Shaban Spahiut.

Naim Pira në polici dhe prokurori ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se asambleistët që mungojnë nga seancat me arsye nuk duhet paguar, duke u mbrojtur në faktin se për një gjë të tillë nuk ka qenë i sugjeruar as nga zyra ligjore e as nga shërbimi juridik i Kuvendit, dhe se për këtë ka kuptuar pas publikimit të raportit të auditorit, prandaj edhe e ka ndërprerë pagesën e asambleistëve që mungojnë në seanca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.