Mobi Casa

Prokuroria e Gjilanit ngritë, 23 aktakuza kundër 27 personave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Në njërin rast, tre (3) persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

FIDANISHTJA

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.