Hidromorava

Prokuroria e Gjilanit ngritë 18 aktakuza ndaj 22 personave

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy persona, me dyshimin e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa, në rastin tjetër Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy persona, me dyshimin e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ndërsa, në rastin tjetër Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Eco Higjiena

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, me dyshimin e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave dhe ka bërë një (1) propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik në liri, ndaj një (1) personi:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Vjedhje e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ dhe
Një (1) propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.