Mobi Casa

Prokuroria e Gjilanit ngrit 39 aktakuza ndaj 40 personave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë” si dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza, kundër dyzet (40) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

UBT

Gjithashtu Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza, kundër dyzet (40) personave, për këto vepra penale:
Tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/