RCCOLA

Prokuroria e Gjilanit ngrit 19 aktakuza kundër 20 personave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

UBT

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”./rajonipress/