UBT

Prokuroria e Gjilanit ngrit 13 aktakuza kundër 15 personave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të
dyshuar. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’, tre (3) persona janë
ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll
ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja,
posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave
të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi të dyshuar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna
në familje’’, ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj dy (2) personave, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale
‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto
vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.