UBT

Prokuroria e Gjilanit ngre katër aktakuza ndaj pesë personave për vjedhje shërbimesh, vjedhje dhe ngasje në gjendje të dehur

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy aktakuza janë ngritur ndaj dy personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, ndërsa një aktakuzë është ngritur ndaj dy personave për veprën penale “Vjedhja”.

UBT

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur edhe një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, vepër e cila konsiderohet ndër shkeljet që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Nga Prokuroria Themelore në Gjilan theksohet se trajtimi i rasteve penale dhe ndjekja e autorëve të dyshuar mbetet prioritet, me qëllim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së rendit juridik dhe garantimit të sigurisë së qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.