KKVITI

Prokuroria e Gjilanit ngre gjashtë aktakuza brenda 24 orëve, përfshihen raste të narkotikëve, vjedhjeve dhe kanosjes

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka intensifikuar aktivitetin e saj në ndjekjen e veprave penale, duke ngritur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, dy aktakuza janë ngritur ndaj dy personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një prej veprave që vazhdon të mbetet shqetësuese për organet e rendit dhe drejtësisë.

Po ashtu, një aktakuzë është ngritur për veprën penale “Kanosje”, ndërsa një tjetër ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Sulmi”.

FIDANISHTJA

Në fushën e veprave kundër pasurisë, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë për “Vjedhje” dhe një tjetër për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në trajtimin e rasteve penale në përputhje me ligjin, me qëllim të garantimit të rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit në rajonin që mbulon.

Aktakuzat e ngritura do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme gjyqësore në gjykatat kompetente, ku do të shqyrtohen provat dhe rrethanat e secilit rast veç e veç./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.