Uji Dea

Prokuroria e Gjilanit në afat rekord kryen lëndët e korrupsionit dhe krimit të organizuar

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit thotë për rajonipress se në afat rekord i kanë kryer në nivel Kosove të gjitha lëndët që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Prokuroria e Gjilanit sipas tij është e para dhe e vetmja që këtë plan veprimi, e ka realizuar me sukses të plotë. Ky sukses është i theksuar me të gjitha statistikat, edhe me Raportin e IKD. I gjithë rezultati i përmendur është pjesë e suksesit të të gjitha segmenteve të angazhuara dhe bashkëpunimit të qytetarëve të saj.

Jetish Maloku ndihet shumë i relaksuar teksa flet për rezultatin dhe suksesin e Prokurorisë Themelore në Gjilan e cila drejtohet nga vetë ai. Maloku thotë se ishin në ballë të të gjitha zhvillimeve në regjion duke përfunduar me sukses të gjitha lëndët që lidhen me krimin, korrupsionin, prostitucionin, dukuritë tjera negative, kontrabandimin etj.

Maloku thotë se Institucioni i prokurorisë, me të gjitha agjencitë për zbatimin e ligjit, ma shumë se asnjë institucion tjetër, është duke bërë të pamundshmen që qytetarët e Regjionit të Anamoravës, të jetojnë me dinjitet, dhe në një ambient të sigurt, larg çdo cenimi të të drejtës për jetë të qetë, e të sigurt me të gjitha të mirat materiale që ka krijuar gjatë jetës së tij.

Maloku thotë se nuk ka dyshim se në këtë drejtim, edhe Prokuroria Themelore me seli në Gjilan e që mbulon shtatë (7) komunat e kësaj pjese të Kosovës, është munduar shumë, që ta bëjë qytetarin e kësaj ane, shumë më të sigurt në rrethin ku jeton e vepron, e të bëjë ambient shumë të pasigurt për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar, korrupsionit, trafikant të qenieve njerëzore, trafikant të narkotikëve, kontrabandues të migrantëve e të mallrave, grabitës apo hajna të rrezikshëm për jetën e pasurinë tonë, falsifikues dhe ekstremist të cilët shfrytëzojnë lirinë fetare për të mbjellë pasiguri dhe përçarje fetare e kombëtare, e cila kurrë s`ka qenë më parë.

“Për këtë qellim, 15 (pesëmbëdhjetë) prokurorët e kësaj prokurorie bashkë me stafin administrativ, kanë bërë të pamundshmen që të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetrën, kanë prishë rehatinë e qytetarit të Anamoraves, duke sjellur para drejtësisë e duke bërë të gjithë ata përgjegjës për veprimet e tyre të kundërligjshme”.

Maloku tha se Prokuroria Themelore në Gjilan, sipas të gjitha statistikave, duke u bazuar në Planin e Veprimit të datës 4 nëntor 2013, për zvogëlimin e numrit të lëndëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me afat deri me 30 qershor 2014, ka qenë e vetmja prokurori në Kosovë e cila të gjitha lëndët e kësaj natyre i ka kryer me sukses të 100%, në afatin e përcaktuar.

“Pra, është e para dhe e vetmja që këtë plan veprimi, e ka realizuar me sukses të plotë. Ky sukses është i theksuar me të gjitha statistikat, edhe me Raportin e IKD, i cili sipas një memorandumi me KPK-në përcjell dhe monitoron punën e institucionit të prokurorive në këtë lëmi. I gjithë rezultati i përmendur është pjesë e suksesit të të gjitha segmenteve të angazhuara dhe bashkëpunimit të qytetarëve të saj”.

Uji Dea

Gjithashtu, vlen te theksohet, se sipas një plan – veprimi, në pajtim edhe me përgjegjës gjykate, dhe në bashkëpunim dhe mbështetje edhe të faktorëve tjerë relevant, është kjo Prokurori e parë në Kosovë që ka filluar të zbatoj në praktikë, modelin, e ashtuquajtur një prokuror – një gjykatës apo një trupë gjykues shton Maloku.

Sipas këtij plani, që veç ka filluar implementimi i tij nga data 1 tetor 2014, për çdo gjykatës, në të gjitha Departamentet e Gjykatës Themelore në Gjilan, është caktuar nga një prokuror, edhe atë: në Departamentin për krimet e rënda, për katër(4) trupa gjykuese, janë caktuar katër (4) prokurorë nga krimet e rënda, ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm për katër (4) gjyqtar, janë caktuar katër (4) prokurorë nga ky departament i Përgjithshëm.

Gjithashtu, edhe në Degën e Gjykatës në Viti, në Kamenicë dhe në Novobërdë, janë caktuar nga një prokuror në disponim të këtyre degëve, gjatë tërë javës. Poashtu, edhe në departamentin për të Mitur janë caktuar dy(2) prokuror me një gjyqtar për të mitur ka saktësuar Maloku.

Sipas këtij pilot projekti, tash e tutje çdo gjykatës është i saktë se me cilin prokuror do ketë në disponim për gjithë kohen e caktimit të tyre nëpër këto departamente. “Besojmë shumë se një model i tillë i cili po zbatohet për herë të parë në sistemin gjyqësor- prokurorial në Kosovë ,do jep rezultate në kryerjen e sa më shumë lëndëve që kanë mbushur sirtarët e gjykatave tona, sepse tani këta gjykatës do kenë në çdo kohë prokurorët prezent, që do ngritë efikasitetin në zgjidhjen e këtyre lëndëve. Rezultatet e para, vërtetë janë shumë inkurajuese. Besojmë se ky model i provuar me sukses në këtë Regjion tonin do jetë shembull dhe model, për hapin e mëtejmë që edhe prokuroritë dhe gjykatat tjera në Kosove, të fillojnë me shpejtësi të implementojne këtë model për zvogëlimin e numrit të madh të lëndëve”.

Sipas tij gjithashtu, është paraparë që të filloj zbatimi edhe i procedurave tjera alternative për kryerjen me sukses dhe me efikasitet të rasteve, siç janë ndërmjetësimi, procedura e pezullimit, procedura e dhënies së urdhrave ndëshkimor, e kështu me radhë.

“Kjo prokurori, gjithnjë falë bashkëpunimit edhe me institucione tjera në zbatim të ligjit, e sidomos të policisë, ka krijuar një siguri dhe qetësi për qytetarët e kësaj pjese të Kosovës, që vlen të theksohet se e gjithë kjo edhe kulturës, emancipimit dhe vetëdijesimit të lart të qytetarëve të saj. Në këtë vit nuk kemi pasur asnjë rast të vrasjes, apo vrasje të rëndë në regjion. Gjithashtu, falë punës së prokurorëve dhe policisë, janë vënë në pranga dhe janë në procedurë të hetimeve dy grupe shumë të rrezikshme, recidivist të të gjitha veprave penale të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve në këtë regjion. Izolimi dhe sjellja e këtyre kryesve të këtyre veprave penale, para drejtësisë, ka kthyer sigurinë e qytetarëve dhe ka bërë që të jenë shumë të sigurt edhe për të mirat e tyre materiale dhe pasurinë e tyre”.

Maloku thotë se bazuar në statistikat e dhëna, nga kapja e këtyre grupeve, tani kemi shumë më pak vepra penale të vjedhjeve, dhe vjedhjeve me thyerje të kësaj natyre në regjionin tonë. “Kjo prokurori bashkë edhe me institucione tjera relevante, në zbatim të ligjit dhe rendit, sidomos të policisë, ka bërë të pamundshmen që të krijojë siguri dhe jetë të qetë, e pa frikë, për të gjithë qytetarët e Anamoraves, duke dhënë mesazh për të gjithë ata që prishin rahatinë dhe sigurinë e këtyre qytetarëve, se do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetit të së drejtës” tha Maloku./rajonipress/.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.