RCCOLA

Prokuroria e Gjilanit kërkon arrest shtëpiak ndaj dy personave që sulmuan Qëndron Kastratin

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër (4) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Kanosja” ndaj Kryetarit të Komunës së Kamenicës. Ndërkaq, dy (2) persona të tjerë janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave zyrtare.

Gjithashtu Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të kryerjes së veprës penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./rajonipress/