Fundamenti

Prokuroria e Gjilanit jep versionin e saj për tragjedinë familjare në Pozhoran të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen. Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet Fetah Zuka., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën Makfire Zuka dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët Hamdi Zuka dhe Arbër Zuka, ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Hidromorava

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë thuhet në njoftimin e Prokruroisë së Gjilanit./rajonipress/