Uji Dea

Prokuroria e Gjilanit hedhë poshtë kallëzimin penal të policisë ndaj Hysen Ymerit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti i Përgjithshëm e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga ana e policisë së Vitisë kundër Hysen Ymerit i dyshuar për veprën penale kanosje. Me asnjë provë nuk është vërtetuar se i dyshuari Hysen Ymeri e ka kryer veprën penale thuhet në vendimin e prokurorit Shqipdon Fazliu. Hysen Ymeri tha për rajonipress se do ta padisë për shpifje Daut Xhemajlin, Florim Brahimin dhe Ibadete Hysenin.

Menaxheri i zyrës së personelit në Viti, Hysen Ymeri është liruar nga hetimet e mëtutjeshme pasiqë Prokuroria Themelore në Gjilan e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga ana e policisë së Vitisë për veprën penale “kanosje”.

Hysen Ymerit i është ngritur kallëzim penal nga stacioni policor në Viti, për kanosje ndaj Ibadete Hysenit. Në fakt Hysen Ymeri sipas kallëzimit penal gjoja e ka sulmuar fizikisht Ibadete Hysenin më 03.07.2013. Në këtë datë në lokalet e Kuvendit Komunal në Viti ka ndodhur një fjalosje në mes të Ibadete Hysenit dhe Hysen Ymerit. Por këto deklarata i ka mohuar kategorikisht në prokurori Ymeri i cili me fakte e prova e ka kontestuar deklaratën e Ibadete Hysenit, por edhe të dëshmitarëve tjerë.

Eco Higjiena

Në aktvendimin e prokurorit të rastit Shqipdon Fazliu thuhet se me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i dëmtuari Hysen Ymeri ka kryer veprën penale.”Me rastin e vlerësimeve të deklaratave , prokuroria ka pasur parasysh dhe u ka falur besimin deklaratave të dëshmitarëve okular ngase të njëjtit në momentin e incidentit kanë qenë duke vëzhguar ngjarjen dhe të njëjtit nuk kanë inkriminuar fare të dyshuarin. E vetmja deklaratë inkriminuese është ajo e vet të dëmtuarës dhe tërthorazi edhe ajo e dëshmitarit Florim Brahimi, deklaratë kjo më tepër e tipit spekulativ dhe supozues, por që mbeten të vetmuara dhe pambështetura me asnjë provë tjetër” thuhet në aktvendim.

Ndërkaq Hysen Ymeri pasi ka marrë vendimin lirues nga prokuroria për rajonipress tha se pas tërë këtij skenari qëndron Daut Xhemajli i cili i ka paraprirë ngjarjes duke e paragjykuar rastin se gjoja unë kam shkaktuar kanosje ndaj Ibadete Hysenit.”Fatmirësisht Prokuroria e Gjilanit nuk ra nën ndikimin e Daut Xhemajlit dhe unë qysh nesër do ta padisë për shpifje Daut Xhemajlin, Ibadete Hysenin dhe Florim Brahimin” tha Ymeri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.