Mobi Casa

Prokuroria e Gjilanit dërgon komunikata sa për të thënë që ekziston

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit ka një kohë të shkurtër që ka filluar të punojë, por ajo i dërgon aktakuzat pa të dhënat përkatëse të të pandehurve. Realisht komunikatat e prokurorisë nuk dallojnë nga ato të policisë. Ngjashëm vepron edhe Gjykata e Gjilanit e cila fatkeqësisht nuk i bënë publike emrat e të akuzuarve.

Komunikata e Prokurorisë

Aktakuzë për mospërfillje të gjykatës

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.P., në drejtim të veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

FIDANISHTJA

Sipas aktakuzës, nga muaji maj deri në muajin korrik të këtij viti, i pandehuri D.P., në cilësinë e personit zyrtar në komunën e Ranillugut, në vazhdimësi nuk i’u është bindur aktvendimeve të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë, në atë mënyrë që duke mos ekzekutuar ato vendime, i kishte dëmtuar 18 (tetëmbëdhjetë) punëtorë të arsimit në këtë komunë.

Sipas aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë, të dëmtuarit kishin fituar kontestin, që të vazhdonin të jenë në marrëdhënie pune si punëtorë të arsimit, mirëpo i pandehuri duke mos ekzekutuar këtë aktvendim, i kishte dëmtuar të njëjtit, pasi që ata nuk i gëzonin të drejtat e tyre, të cilat i’u ishin vërtetuar nga kjo gjykatë.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.