FITORJA

Prokuroria dyshon se Velijaj bleu banesë me paratë publike të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Natalie Velijaj, shtetasja gjermane e dyshuar për kryerjen e një sërë veprash penale në Kosovë, dyshohet të ketë blerë edhe apartament me paratë publike të Kosovës. Për këtë shkak me kërkesë të Prokurorisë së EULEX-it është aplikuar masa e ngrirjes së përkohshme ndaj apartamentit të saj në lagjen “Lakrishte” në kryeqytet, shkruan Koha Ditore.

Megjithatë mbrojtja e Velijajt e cila dyshohet t’i ketë përvetësuar 1.4 milionë euro gjatë fazës së pagesave nga Ministria e Punëve të Brendshme kryente për kompaninë austriake OeSD, thotë që banesa nuk është blerë me paratë për të cilat ajo po hetohet.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Ka bërë të ditur për gazetën se ky mision është duke zhvilluar një hetim të gjerë të këtij rasti.
“Për këtë arsye nuk mund të bëjë ndonjë koment të veçantë në lidhje me kërkesën e prokurorisë për ngrirjen e përkohshme të apartamentit të Natalie Velijajt”, ka shtuar Krasniqi.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se aplikimi i masës së ngrirje së përkohshme të aseteve sipas neneve 264 dhe 265 të Kodit të Procedurës Penale, mund të realizohet atëherë kur një hetim është duke u zhvilluar dhe prokurori dëshiron të parandalojë transferimin apo tërheqjen e parave nga llogaria bankare, përderisa procedura penale të finalizohet dhe të përfundojë.

Nuhi Paçarizi, avokat i Velijajt, ka theksuar se Gjykata Themelore më Prishtinë ka lëshuar në korrik një urdhëresë [ër ngrirje të përkohshme të banesës së klientes së tij për një periudhë njëmujore./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.