Hidromorava

Prokuroria dhe policia koordinohen për zgjedhjet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z.Jetish Maloku, sot ka pritur në takim Drejtoreshën e Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, znj. Elmina Mahmuti. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe komandantët e stacioneve policore të rajonit të Gjilanit, shefat e hetimeve dhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Aziz Azizi.

Gjatë këtij takimi, fillimisht u vlerësuan rezultatet dhe bashkëpunimi i deritanishëm, si dhe u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen këto institucione, me qëllim të koordinimit rreth ngritjes së cilësisë së bashkëpunimit.

Mobi Casa

Gjithashtu, prokuroria dhe policia u koordinuan edhe rreth përgatitjes së ekipeve, të cilat do të përbehen nga prokurorë dhe hetues policor, në mënyrë që të vëzhgojnë Zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës, me qëllim që procesi zgjedhor në regjionin e Gjilanit të shkojë sa më mirë.

Po ashtu, të njëjtit theksuan se ekipet e formuara do të përcjellin edhe fushatën zyrtare për zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që të mënjanohen incidentet, gjatë shpalosjes së programeve politike./rajonipress/