Hidromorava

Prokuroria dhe policia e Gjilanit kërkojnë nga qytetarët dy persona, të dyshuar për vjedhje të rëndë, identifikimin dhe arrestimin e tyre

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje të rënda.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vazhdimësi policia ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Mobi Casa

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë./rajonipress/