UBT

Prokuroria: Dënimi me 20 vjet burg, i ulët për vrasësin e gruas

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Në këtë rast kanë qenë të plotësuara kushtet që përveç dënimit, dorasit t`i shqiptohet edhe masa e kujdestarisë, pasi që ai ka kryer vrasje të rëndë”

Shqiptari 45 vjeçar nga Kosova, i dënuar para dy muajsh nga Gjykata e Qarkut në Brugg (Aargau) me 20 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes, mund të marrë edhe një dënim plotësues. Në të vërtetë, sipas prokurorit të lëndës, dënimi që i është shqiptuar atij ka qenë shumë larg nga ajo që është kërkuar në padi.

Një zëdhënëse e prokurorisë ka thënë të enjten për medie se në këtë rast kanë qenë të plotësuara kushtet që përveç dënimit, dorasit t`i shqiptohet edhe masa e kujdestarisë, pasi që ai ka kryer vrasje të rëndë. Marrë parasysh tiparet e personalitetit të tij rrethanat e kryerjes së aktit dhe kushtet e tij jetësore është e pritshme që ai të kryejë sërish ndonjë delikt, ka thënë zëdhënësja. Sipas saj küeto janë arsye të mjaftueshme që atij (Afrim M.) t`i shqiptohet edhe masa e përjetshme e kujdestarisë.

Uji Dea

Përshkrimi që i bën aktakuza vrasjes në Riniken është ky: Ai e kishte përgjuar gruan e tij në një stacion autobusi dhe pastaj kishte shtënë katër herë me revole nga afërsia mbi të. Edhe pasi që gruaja kishte rënë përdhe e plagosur rëndë, ai e kishte qëlluar atë edhe njëherë. E gjithë kjo kishte ndodhur në prani të njerëzve që gjendeshin në stacionin e autobusit. Ndërsa i akuzuari kishte treguar një version tjetër. Sipas tij ai kishte qëlluar rastësisht në stacion, kur gruaja e tij i ishte afruar dhe e kishte sharë dhe kërcënuar se do të kërkonte burgosjen e tij. Pas kësaj ai nuk kishte qenë në gjendje të mendonte në mënyrë të qartë. Ai nuk mund të sqaronte veprimin e kryer.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2009 ndërsa dënimi Afrim M. i është shqiptuar më 24 prill 2013. Ai ka kryer vrasje të rëndë, ka rrezikuar jetët e të tjerëve dhe ka shkelur ligjin për armëmbajtje. Për të gjitha këto ai është dënuar nga Gjykata e Qarkut me 20 vjet heqje lirie.

Tash lënda i shkon në trajtim Gjykatës së lartë të Aargaut, shkruan “Aargauer Zeitung”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.