Fundamenti

Prokuroria dëgjon vetëm urdhrat e politikës

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se prokurorët sikur po bëjnë sehir pas kërkesave të vazhdueshme dhe publike të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për llogaridhënie dhe vepra konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, por që de fakto duket se prokurorët nuk u japin llogari dhe përgjegjësi shefave të tyre dhe gjithashtu as ligjit, i cili i detyron. Duket se fatkeqësisht ata u japin llogari vetëm mafio- politikanëve dhe mafio- oligarkëve të bizneseve të inkriminuara, pra atyre që i kanë dërguar aty me detyra konkrete për të qëndruar “mbi ligjin”.

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT, NJË MISION I (PA)MUNDUR

“Prokuroria Speciale mund të ngritë hetime ‘Ex oficio’ për shumë raste dhe të nisë hetime e të ngrejë aktakuzat mbi bazën e atyre që flitet e shkruhet dhe dëshmohet nëpër medie, e jo vetëm të presë denoncimet e qytetarëve, por ndaj këtyre rasteve ajo duket se bën sehir dhe nuk reagon fare”, u shpreh analisti Naim Kelmendi për “Kosova Sot”

Apeli i Kryeprokurorit Lumezi nuk po merret parasysh

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se prokurorët sikur po bëjnë sehir pas kërkesave të vazhdueshme dhe publike të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për llogaridhënie dhe vepra konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, por që de fakto duket se prokurorët nuk u japin llogari dhe përgjegjësi shefave të tyre dhe gjithashtu as ligjit, i cili i detyron. Duket se fatkeqësisht ata u japin llogari vetëm mafio- politikanëve dhe mafio- oligarkëve të bizneseve të inkriminuara, pra atyre që i kanë dërguar aty me detyra konkrete për të qëndruar “mbi ligjin”.

Ndaj, analistët e kanë shtruar edhe çështjen se a ka një “sabotim” të plotë të punës së prokurorëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konkretisht edhe ndaj kërkesave konkrete dhe publike të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, i cili disa herë ka kërkuar llogaridhënie nga prokurorët. Për atë se pse Prokuroria Speciale dhe të tjerat prokurori themelore nuk hapin hetimet edhe kur pranojnë denoncimet dhe kallëzimet penale të deponuara me shkrim nga qytetarët dhe bizneset e palidhura me pushtetin, flet shkrimi në vijim.

Mungon llogaridhënia

ARKATANA

Analisti Naim Kelmendi ka thënë se ekziston mendimi që prokurorët sikur po bëjnë sehir pas kërkesave të vazhdueshme dhe publike të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezit, për llogaridhënie nga prokurorët. Sipas tij, de fakto duket se prokurorët nuk u japin llogari dhe përgjegjësi shefave të tyre dhe gjithashtu as ligjit, i cili i detyron, por fatkeqësisht ata u japin llogari vetëm mafio- politikanëve dhe mafio- oligarkëve të bizneseve të inkriminuara. “Prokuroria Speciale mund të ngritë hetime “Ex oficio” për shumë raste dhe të nisë hetime dhe të ngrejë aktakuzat mbi bazën e atyre që flitet e shkruhet dhe dëshmohet nëpër medie, e jo vetëm të presë denoncimet e qytetarëve, mbase kështu ndaj këtyre rasteve ajo duket se bën sehir dhe nuk reagon fare”, u shpreh ai. “Është dhe fakti tjetër kur Prokuroria Speciale dhe në fakt edhe prokuroritë e tjera themelore nuk hapin hetimet edhe atëherë kur pranojnë denoncimet dhe kallëzimet penale të deponuara me shkrim nga qytetarët dhe bizneset e palidhura me krimin, kështu pra duke mos qenë në krye të detyrës dhe obligimeve e detyrimeve ligjore që u takojnë, atëherë mund të konstatohet se prokurorët vetëm se po harxhojnë kot së koti paratë e qytetarëve nga buxheti i shtetit, e që nuk i meritojnë për (mos)punën që s’e bëjnë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e që i kanë detyrim ligjor, por dhe profesional”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

NË PREHRIN E MAFISË

Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, ka vlerësuar se ‘sabotimi’ i punës së prokurorëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është fjalë e butë për ta. “Prokurorët dhe gjyqtarët janë duke punuar me korrespodencë, atyre nuk u intereson puna primare, me rëndësi janë punët sekondare që sjellin shumë profite dhe beneficione. Paga është e sigurt, e për privilegje dhe beneficione duhet bërë favore dhe shërbyer politikës. Andaj, duhet një Vetting me V të madhe, pasi drejtësia në Kosovë është në kolaps.”, spikati për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni.

Rastet e rënda po neglizhohen

Profesori universitar Muhamet Kelmendi thotë se i gjithë sistemi prokurorial i Kosovës është në pozitë të rëndë, sepse vetë prokurorët që punojnë në atë sistem e kanë shndërruar prokurorinë në mekanizëm të interesave private, dhe në favor të kësaj shkon fakti se cilat lëndë u vendosen nga prokuroria që gjetën bazë juridike për dhënien e dënimeve nga gjyqësori. “Prokuroria u mbështet në dy rrugë për të realizuar pasuri të përmasave të gjera. Po cilat janë ato rrugë: 1. Moshetimi fare i rasteve të rënda dhe të personave me influencë në politikë, në ekzekutiv a në ekonomi dhe 2. Ngritja e akuzave të pabazuara në fakte, kuptohet për të mos u akuzuar se nuk punojnë, ndërsa lënda nuk pasurohet me fakte nga prokuroria për të dhënë dënimin gjykata”, u shpreh ai. “Kësaj kur i shtojmë edhe neglizhencën e gjyqësorit, ose interesat e tjera, joligjore, të karakterit korruptiv, del se kemi një çrregullim total”, theksoi Kelmendi. “Në tërësi, sistemi prokurorial i Kosovës për krim dhe korrupsion në nivel të lartë e ngriti vetëm një aktakuzë. Kjo flet mjaft për gjendjen e prokurorisë. Ndërsa, vetëm nëse shkohet të Agjencia e Antikorrupsionit dhe shikohen deklarimet e pasurisë, nga 4500 të deklaruar, dalin të gjithë me pasuri që nuk mund të mbulojnë juridikisht. Kështu është edhe në veprimtaritë financiare dhe ato ekonomike private”, potencoi për “Kosova Sot” analisti Kelmendi. Ndërsa, analisti Naim Miftari ka nënvizuar se problemi në dështimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar qëndron edhe tek ajo se shumica e prokurorëve, për të mos thënë të gjithë, janë pranuar në mënyra të njëjta, ku janë kushtëzuar më përpara se t’ia fillojnë punës në prokurori, ku e njëjta vlen edhe për gjyqtarë apo për hetues dhe eprorë policorë, por që edhe AKI-ja është e mbushur me njerëz politikë, me njerëz që mbajnë anë, pra nuk janë të drejtë dhe as të lirë në veprimet e tyre. “Prandaj, qindra mijëra dosje, 420.000 dosje të papërfunduara, ku janë të prekur nga padrejtësia mbi 60% e popullatës, tregon se sa është ora në sistemin e drejtësisë dhe ankesat apo kallëzimet penale kundër ‘peshqve të mëdhenj’ megafirmave që prapa tyre fshihen politikanët e korruptuar dhe materialisht shumë të pasur është e kotë çdo tentim për të kërkuar drejtësi kundër tyre, pasi këto firma janë të ndërtuara nga milionat e krimit të organizuar dhe kanë monopol edhe mbi ligjin janë të pa prekshëm”, tha për “Kosova Sot” Naim Miftari. Sipas tij, prandaj jemi duke u sjellë si shtet në “Rrethin e Djallit”, ku çdo tentim të sjell prapë në të njëjtën rrugë, në të njëjtin vend, “pra të sjell në duart dhe prehrin e mafisë prapë dhe je nën mëshirën e tyre, ku elementet e shtetit janë po ashtu në prehrin e të korruptuarve, pra mafisë”.

(Kosova Sot)