Mobi Casa

Prokuroria: Burg të përjetshëm shqiptarit për tentimvrasje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ajo e ka akuzuar të riun për tentimvrasje të një shqiptari tjetër dhe për vetëgjyqësi, duke iu referuar rrethanës se gjuajtja me armë ka ndodhur në rrugë dhe gjatë ditës.

Prokurorja e shtetit, në rastin e tentimit për vrasje që ka ndodhur para një klubi shqiptar në Krefeld të Gjermanisë, ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për personin që ka qëlluar me armë.

Bëhet fjalë për një shqiptar 23 vjeç, i cili ka shtënë me armë në drejtim të një shqiptari tjetër. Fati ka dashur që viktima, pronari 28 vjeç i klubit, të mbijetonte, përkundër plagëve të marra.

Kërkimin e dënimit maksimal edhe pse është fjala për vrasje të mbetur në tentativë dhe jo vrasje, prokurorja e arsyeton me rrezikun që ka paraqitur kjo gjuajtje me armë. Ajo e ka akuzuar të riun për tentimvrasje dhe “vetëgjyqësi në rrugët tona”, duke iu referuar rrethanës se gjuajtja me armë ka ndodhur në mes të rrugës dhe gjatë ditës.

ARKATANA

I akuzuari e ka pranuar se ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës por ka theksuar se nuk e ka pasur për qëllim vrasjen e tij.

Ndërkaq avokati i tij mbrojtës ka kërkuar para trupit gjykues të Gjykatës së Landit në Krefeld që klienti i ij të dënohet me tre vjet burg për shkaktim të lëndimit të rrezikshëm trupor.

Sipas tij në këtë rast është vepruar në bazë të të drejtës zakonore shqiptare “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.