FIDANISHTJA

Prokuroria bie në provim, ngrit aktakuza kot

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Me prokurorë të papërgjegjshëm, që ngrenë aktakuza sa për të thënë se po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke plotësuar vetëm numrin formal të aktakuzave, që nuk përfundojnë me vendime të prera gjykate, nuk mund të vihet drejtësia e kërkuar nga ana e qytetarëve. Përmes këtyre formave, nuk mund t’i ‘qitet hi syve’ opinionit vendor dhe as atij ndërkombëtar se në Kosovë kinse po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në institucionet e shtetit.

NUK MASHTROHET OPINIONI VETËM DUKE PARAQITUR NUMRA NË LUFTIMIN E KORRUPSIONIT

“Me mosluftimin dhe ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit, si prokuroria, ashtu edhe gjyqësia kanë rënë në provimin e tyre, ngase të mos veprohet edhe para skandaleve të mëdha të njëpasnjëshme, që kanë ndodhur e që e dëmtojnë rëndë vetë shtetin, kjo është një hipokrizi e llojit të vet nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por, sikur drejtësia po hesht dhe po qëndron indiferente përballë njerëzve të caktuar dhe me ndikim, derisa krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë shënuar përmasa shumë të mëdha”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani

Musa: Shumë lëndë të korrupsionit parashkruhen në organin e akuzës

Me prokurorë të papërgjegjshëm, që ngrenë aktakuza sa për të thënë se po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke plotësuar vetëm numrin formal të aktakuzave, që nuk përfundojnë me vendime të prera gjykate, nuk mund të vihet drejtësia e kërkuar nga ana e qytetarëve. Përmes këtyre formave, nuk mund t’i ‘qitet hi syve’ opinionit vendor dhe as atij ndërkombëtar se në Kosovë kinse po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në institucionet e shtetit.

FIDANISHTJA

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa, sipas tyre, me mosluftimin dhe ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit, si prokuroria, ashtu edhe gjyqësia kanë rënë në provimin e tyre, ngase të mos veprohet edhe para skandaleve të mëdha të njëpasnjëshme, që kanë ndodhur e që e dëmtojnë rëndë vetë shtetin, kjo është një hipokrizi e llojit të vet nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndaj është shtruar edhe çështja se përse prokurorët dhe gjyqtarët e papërgjegjshëm kosovarë ngrenë aktakuza dhe shqiptojnë dënime vetëm sa për sy e faqe dhe për të plotësuar numrin formal se kinse po i luftojnë dukuritë e lartcekura. Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se me prokurorë të papërgjegjshëm, që ngrenë aktakuza sa për të thënë se po e luftojnë korrupsionin, duke plotësuar kështu numrin formal, pasi që ato aktakuza nuk përfundojnë me vendime të prera gjykate, nuk mund t’i ‘qitet hi syve’ as opinionit vendor dhe as atij ndërkombëtar. ” Korrupsioni dhe krimi i organizuar tashmë janë të shtrira në institucionet e shtetit, e që kjo njëherësh krijon shqetësim për shoqërinë, por me aktakuza kot, me një fjalë sa për sy e faqe nuk luftohet korrupsioni e as krimi i organizuar, e që pa një efikasitet dhe më seriozisht nga institucioni i drejtësisë nuk mund të ndalet e keqja, pra krimi i organizuar e as korrupsioni galopant. Përndryshe, mosefikasiteti i drejtësisë kosovare në luftën kundër korrupsionit, pa lënë anash edhe veprat e rënda të natyrës penale, si dhe luftën kundër krimit të organizuar, është tregues se gjendja e kësaj drejtësie nuk është aspak e mirë dhe assesi në funksionin e vërtetë të saj”, është shprehur ai.

Drejtësia indiferente përballë njerëzve të veshur me pushtet

Kelmendi ka nënvizuar se organi i akuzës duhet të jetë në funksion të detyrave ligjore, që i obligojnë në mbrojtjen e qytetarëve dhe në luftimin e gjykimin e këtyre fenomeneve të së keqes në shoqëri.

Sipas tij, këto detyra ligjore të Gjyqësorit dhe prokurorisë janë obligim ligjor e institucional. “Shteti i së drejtës duhet të jetë më efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe që institucionet në fjalë duhet t’i kryejnë detyrat ligjore për ta ndryshuar gjendjen në të mirë të ligjit me një përgjegjësi e përgjegjshmëri institucionale më të madhe”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani, thotë se mosguximi për të vepruar i bënë përgjegjës për situatën edhe gjyqtarët dhe prokurorët e çështjeve, që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet e shtetit, derisa sipas tij vetëm me aty- këtu disa aktakuza, të cilat nuk përfundojnë me vendime të prera nga ana e gjykatës nuk mund të mashtrohet opinioni vendor dhe ai ndërkombë- tar se në Kosovë po luftohen dukuritë në fjalë. “Por, me sa duket i tërë sistemi i drejtësisë ka rënë në kolaps, dhe kjo rënie duhet të lidhet me implikimin e tyre të mundshëm, prandaj sistemi i drejtësisë është bërë burim i të këqijave, përkatësisht mosndërhyrja e drejtësisë ka bërë që krimi dhe korrupsioni të shënojë rekorde dhe ta dëmtojë imazhin e vendit tonë”, është shprehur ai. “Me mosluftimin dhe ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit, si prokuroria, ashtu edhe gjyqësia kanë rënë në provimin e tyre, ngase të mos veprohet edhe para skandaleve të mëdha të njëpasnjëshme, që kanë ndodhur e që e dëmtojnë rëndë vetë shtetin, kjo është një hipokrizi e llojit të vet nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por, sikur drejtësia po hesht dhe po qëndron indiferente përballë njerëzve të caktuar dhe me ndikim, derisa krimi i organizuar dhe korrupsioni ka shënuar përmasa shumë të mëdha, ndërsa ky mosveprim i saj lë për të kuptuar se ky shtet po sundohet nga mafio-oligarkët e inkriminuar politikë dhe ata të mafio-bizneseve, që janë kamur përmes rrugëve antiligjore, dhe që kjo gjendje ka ndikuar drejtpërdrejt tek rënia në masë të madhe e besueshmërisë së qytetarëve në këtë drejtësi. Prandaj, si duket prokuroria pret urdhrin e oligarkëve politikë dhe të grupeve të ndryshme, që dyshohet se udhëheqin mafio-bizneset e famshme, përndryshe nëse kishin punuar sipas sistemit ligjor nuk është dashur të pritet dhe të presin kaq gjatë për të vepruar edhe ndaj njerëzve të pushtetshëm e që janë gjithandej nëpër institucionet e shtetit “, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.