Fundamenti

Prokurori tregon shkaktarin e vdekjes së Astrit Deharit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka përfunduar procesi i autopsisë së të ndjerit Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në Burgun e Prizrenit.Pas përfundimit të autopsisë, Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.Hoxha ka thënë se rasti do të ndriçohet deri në fund dhe se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur medikamente, siç është raportuar më parë.

Ai ka thënë se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e asfiksisë, pra për shkak të mungesës së ajrit.

Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi, ka thënë se procesi i autopsisë zgjati gati dy orë e gjysmë.

“Janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme dhe në rast nevoje disa prej tyre do të dërgohen edhe në Angli”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se rezultatin përfundimtar do ta thotë Mjekësia Ligjore.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, dy ekspertët e caktuar nga familja Dehari, Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj nga Anglia, kanë përcjellur nga afër këtë proces.

Mobi Casa

Gjithashtu prezent kanë qenë edhe tre mjekë nga Instituti, një përfaqësues i EULEX-it, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në lidhje me përfundimin e autopsisë së Astrit Deharit, avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk janë gjetur barna që kanë aftësi psikotropike.

“Dy orë e gjysmë ka zgjatur autopsia. Ne, si përfaqësues të familjes, angazhuam edhe ekspertë nga Shqipëria e Anglia”.

“Të gjitha mostrat e nevojshme janë marrë për ta vërtetuar shkakun e vdekjes së Astritit, disa prej të cilave do të dërgohen edhe në Angli”, tha ai.

Gashi ka thënë se të rezultatet përfundimtare do t’i thotë Mjekësia Ligjore, të cilat pritet të dalin ditëve në vijim./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.