Eko Higjiena

Prokurori Isuf Sadiku e hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Eltena Hysenit dhe Ali Morinës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Isuf Sadiku e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të parashtruar nga ana e Antigona dhe Venera Avdullahi kundër Eltena Hysenit dhe Ali Morinës nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Familja Avdullahi edhe zyrtarisht fundoset dhe i humbet komplet investimi prej 80 mijë eurove donacion nga Ruzhdi Shabani.

Në aktvendim thuhet se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm nga provat që disponon Prokuroria se Entela Hyseni dhe Ali Morina i kanë kryer veprat penale.

Isuf Sadiku prokuror i shtetit në aktvendim ka përmendur të gjitha faktet dhe provat me të cilat nuk tregohet se Entela Hyseni dhe Ali Morina janë të inkriminuar.

FIDANISHTJA

Duke marrë për bazë edhe të gjitha dëshmitë që Inspeksioni ka ofruar dhe argumentuar është konstatuar dhe është hedhur poshtë kallëzimi penal i ushtruar nga Familja Avdullahi.

Ndryshe shtëpia e familjes Avdullahi ishte nisur së ndërtuari falë donacionit të mërgimtarit Ruzhdi Shabani, i cili kishte investuar hiq më pak se 80 mijë euro.

Familja 17 anëtarësh tani edhe zyrtarisht ka mbetur pa kulm mbi kokë dhe në gjendje të mjerueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.