Uji Dea

Prokurori i Shtetit tregon se çka po ndodh me rastin e Telekomit në aferën Z-mobile

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prokurori i Shtetit ka reaguar lidhur me pretendimet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me titull “Heshtja e Prokurorisë së Shtetit ndaj situatës afër bankrotimit të Telekomit të Kosovës është tregues i kapjes kriminale dhe shpërdorimit që i është bërë ndër vite kësaj ndërmarrje publike”, të publikuar dje më 20 korrik 2020.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se lidhur më këtë çështje janë zhvilluar dy raste penale.

“Prokuroria Speciale e EULEX-it kishte ngritur aktakuzë në vitin 2011 ndaj pronarëve dhe përqafuesit ligjor të operatorit Dardafone.net Sh.p.k, si dhe ndaj Kryeshefit Ekzekutiv dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, lidhur me marrëveshjen për operatorin e rrjetit mobil të arritur ndërmjet PTK-së dhe Dardafon-it, ku pas zhvillimit të procedurës penale ky rast ka marrë epilog përfundimtar gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj menaxhmentit të PTK-së në vitin 2018 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i njohur si rasti “Z-mobile”, konkretisht ndaj dy kryeshefave ekzekutivë të PTK-së dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve, procedurë kjo, që është zhvilluar në shkallë të parë. Ndërsa, duke e aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, Gjykata e Apelit e ka kthyer këtë rast në rigjykim, ku dhe pritet që pranë gjykatës së shkallës së parë të zhvillohet edhe njëherë procedura gjyqësore lidhur më akuzën e prokurorisë për këtë rast.

Mobi Casa

Po ashtu, Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka pranuar në punë edhe lëndë të tjera lidhur me Telekomin, ku tanimë janë duke u zhvilluar edhe disa procedura penale.

“Prandaj, supozimet e GLPS-së ndaj Prokurorisë së Shtetit janë të pabazuara si të tilla dhe rrjedhimisht të paqëndrueshme”.

Prokurori i Shtetit thotë se mbetet i përkushtuar dhe i vendosur që brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore të luftojë të gjitha format e krimit dhe të sjellë para drejtësisë të gjithë personat të cilët kanë kryer vepra penale në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.