UBT

Prokurorët ta dëshmojnë veten

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka qenë e ‘amnistuar’, thuaja krejtësisht deri më tani që të merrej me rastet e korrupsionit, veçanërisht atij të profilit të lartë, ngase me rastet e tilla janë marrë misionet e huaja të thirrura për sundimin e ligjit në Kosovë, fillimisht UNMIK-u, e pasuar më vonë dhe aktualisht sërish nga EULEX-i. Por, analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë veçuar se edhe këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë kontribut për luftimin e këtij fenomeni, ngase nuk kanë treguar ndonjë seriozitet në trajtimin rasteve të profilit të lartë, duke i lënë ato në gjysmë, por edhe një pjesë e tyre kanë rezultuar me aktgjykim lirues.

Ndaj, në këtë drejtim është shtuar edhe dilema se a do të jetë në gjendje Prokuroria e Kosovës që të merret me rastet e korrupsionit të profilit të lartë, meqë tashmë, sipas kompetencave të reja, shumë lëndë të EULEX-it janë kaluar tek vendorët, por edhe disa sosh janë në proces të bartjes. Kjo mbase në njëfarë mënyre është edhe si lloj ‘testimi’ se sa është e aftë dhe e guximshme që Prokuroria jonë me punën e saj ta shpjerë përpara vendin në rrugën e integrimit, por dhe proceseve të tjera të rëndësishme, ngase nëse Prokuroria e Gjyqësori do të dështojnë përballë këtij fenomeni negativ të korrupsionit, siç edhe kanë dështuar deri më tani, nuk pritet ndonjë e ardhme drejt Evropës.

Nëse nuk munden, t’ua lëshojnë vendin të tjerëve

Eco Higjiena

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se është detyrimisht e obligueshme që Prokuroria e Kosovës, apo prokurorët e Kosovës, më në fund, pas 17 vjet të çlirimit nga okupatori serb dhe 8 vjet pas shpalljes së pavarë- sisë të merren edhe me lëndët e profilit të lartë, ngase, siç tha, askush nuk dëshiron që bashkësia ndërkombëtare të jetë përherë në Kosovë në sferën e sundimit të ligjit. “Kjo nuk është për t’i testuar prokurorët e Kosovës, pasi edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe SHBA-ja, janë lodhur duke na ndihmuar në sferën e sundimit të ligjit, dhe ne nëse jemi shtet serioz, e që duhet të jemi gjithsesi, atëherë duhet t’i marrim për obligim të gjitha punët shtetërore që janë dhe njëra nga to shumë të rëndë- sishme është edhe puna e prokurorëve në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Sa i përket asaj se sa janë të gatshëm aktualisht prokurorët tanë që të merren me rastet e korrupsionit të profilit të lartë, Gashi këtu ka nënvizuar, me dashje apo jo, se ata duhet të jenë të gatshëm për këtë çështje, derisa, sipas tij, ata që nuk e ndjejnë vetën se janë të përgatitur qoftë profesionalisht, apo për ndonjë arsye tjetër, atëherë do të duhej që të njëjtët, siç tha, t’ua lëshojnë vendin personave të tjerë. “Ata e kanë ditur se me çfarë pune do të merren në momentin kur kanë aplikuar për pozitën që të bëhen prokuror. Është e thjeshtë, nëse nuk mund ta kryejnë detyrën e prokurorit, apo nuk dëshirojnë, ose kanë probleme të tjera, atëherë duhet t’ua lëshojnë vendin gjeneratave të tjera, të rinjve apo atyre që kanë vullnet, dije dhe guxim për ta kryer punën e tillë”, ka deklaruar Gashi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.