HW

Prokurorët kalkulantë “lëmojnë” krimin e korrupsionin

/ 5 minuta lexim
United Hospital

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk kemi prokurorë të guximshëm, dhe të gjithë janë kalkulantë, dhe dëshmi për këtë është mospuna dhe mosefikasiteti i tyre. Sipas tyre, mungon guximi i prokurorëve që ta godasin krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Riza Smaka: Prokurorët do të duhej të ishin në frontin e parë, në luftën kundër krimit të organizuar

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk kemi prokurorë të guximshëm, dhe të gjithë janë kalkulantë, dhe dëshmi për këtë është mospuna dhe mosefikasiteti i tyre.

Sipas tyre, mungon guximi i prokurorëve që ta godasin krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ata kanë shtruar edhe çështjen se a po zbrazet prokuroria nga prokurorët, të cilët po bëhen gjyqtarë e avokatë, sepse në këtë sistem drejtësie fare jo efikas dhe me ndërhyrje politike mund të qëndrojnë vetëm prokurorët e guximshëm, që e godasin në kokë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Për këtë dhe atë se përse thuaja pakkush dëshiron të bëhet prokurorë, përveç atyre që pajtohen me paligjshmëritë në sistem dhe janë fleksibil apo servilë duke bërë “mistrinë” ndaj politikës së tej inkriminuar dhe “lëmojnë” krimin e organizuar duke shmangur hetimet.

UBT

Hasan Preteni, nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se nuk kemi prokurorë të guximshëm, dhe të gjithë janë kalkulantë, derisa siç tha dëshmi për këtë janë mospuna dhe mosefikasiteti i tyre. “Pjesë e krimit të organizuar në drejtësi janë “trekëndëshi” prokurorë- gjyqtarë-avokatë, e që avokatët janë sekserë e jo avokatë. Të gjithë këta janë të “suksesshëm”, varë- sisht prej lidhjeve që i krijojnë, avokatët bëhen prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa prokurorët bëhen avokatë, e gjyqtarët bëhen avokat. Ky rreth vicioz funksionon në bazë të interesit material dhe interesit të grupeve joformale që ata i krijojnë gjithmonë të koordinuar me njerëzit afër politikës”, u shpreh Hasan Preteni nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet

Përgjegjësive, kur shohin se nuk funksionon sistemi

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se nuk e ka të qartë se nëse ndodh një dukuri e tillë, përse ata preferojnë që të jenë avokatë dhe jo prokurorë, derisa siç tha “ndoshta pikërisht duke parë mosfunksionalitet në sistemin prokurorial, atëherë edhe mendojnë që kësisoj u shmangen përgjegjësive. “Përndryshe guximi i prokurorëve veçse po shihet, d.m.th. nga vetë fakti situatën çfarë e kemi në sistemin juridik, në atë gjyqësor dhe prokurorial atëherë mund të konstatojmë këtu se sa është një gjë e tillë e shprehur. Pra, sigurisht se mungon guximi i prokurorëve që ta godasin krimin e organizuar dhe korrupsionin”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Nexhmedin Spahiu.

Profesori tjetër universitar, Mazllum Baraliu, ka veçuar se çështja e lëvizjes së kuadrove nga një sektor në një sektor tjetër të gjyqësisë dhe të drejtësisë është çështje që varet nga shumë faktorë. “Në rrethanat çfarë ne po zhvillojmë aktivitetet institucionale të drejtë- sisë, pra çfarë sistemi kemi të drejtë- sisë, kur nuk ka siguri as juridike dhe as siguri të tjera të përgjithshme, as të qytetarit mjaft dhe as të zyrtarit, gjegjësisht bartësve të funksioneve të institucioneve të drejtësisë, atëherë natyrisht nën ndikimin e problemeve, kërkesave, shantazheve ndonjëherë edhe frikësimeve eventualisht që nga qarqe e individë të caktuar mund t’i bëhen në mënyrë direkte apo indirekte bartësve të funksioneve të tilla publike në kryerjen e detyrave të tyre dhe përgjegjësive ditore. Atëherë njerëzit duke pasur prioritet sigurinë e tyre personale dhe kolektive, pra familjare, duke pasur parasysh qetësinë dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me ambientin shoqëror por edhe interesin ndonjëherë, sepse ka dallime ndonjëherë në mes të të hyrave dhe të ardhurave në një profesion dhe në një tjetër, atëherë ata vendosin që nga bie fjala profesioni i prokurorit, pra nga prokuroria të kalojnë në gjyqësi në punë të gjyqtarit ose nga prokuroria dhe gjyqësia, nga gjyqtari kalojnë në punët e avokatit, ku ka një varshmëri më të vogël, pra ka një pavarësi më të madhe”, është shprehur ai.

Baraliu ka thënë se ku ka mundësi për fitime më të mëdha, ka fleksibilitet edhe në punë dhe njerëzit shkojnë ku ka më pak përgjegjësi dhe më pak rreziqe. “Dihet se detyra e avokatit bie fjala është që ta mbrojë edhe atë që është inkriminuar, që ka bërë ose dyshohet se i ka bërë ndonjë dëm dikujt tjetër ose ndonjë vepër penale apo dëm civil dhe prandaj njerëzit bëjnë kalime të ndryshme dhe lëvizin. Por, kjo çështje do të duhej të rregullohej përmes mekanizmave të themi të stimulimit, duke i paguar mirë që të mos kenë zbrazëti në përmbushjen e nevojave të tyre elementare, por edhe natyrisht duke u dhënë mundësinë që natyrisht të tillëve të kenë siguri më të madhe dhe të kenë garanci më tepër në kuptimin e ushtrimit të pavarur të përgjegjësive dhe detyrave të tyre të përditshme në institucionin e tyre”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Mazllum Baraliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.