Prokurorët e shitur të ndëshkohen
Analistët e fushës së drejtësisë thonë se, duke i neglizhuar rastet e caktuara të hetimit dhe gjykimit nga prokurorët kundër mafio- oligarkëve të inkriminuar e të ndërlidhur me mafinë politike të pozitave të larta institucionale e qeverisëse të pushtetit gjithandej në komuna apo ministri, nëpër borde e deri në qeveri, edhe përkundër faktit se ka mjaft prova e argumente për t’i hetuar rastet apo për t’u ngritur aktakuza kundër tyre për vepra penale e krim të organizuar, prokurorët sikur bëjnë sehir ndaj krimit të organizuar derisa edhe dyshohet se i heshtin fare ato kur janë në pyetje rastet që kanë të bëjnë me këto kategori të njerëzve.
Mafio-oligarkia e ka nën kontroll sistemin
Analistët e fushës së drejtësisë thonë se, duke i neglizhuar rastet e caktuara të hetimit dhe gjykimit nga prokurorët kundër mafio- oligarkëve të inkriminuar e të ndërlidhur me mafinë politike të pozitave të larta institucionale e qeverisëse të pushtetit gjithandej në komuna apo ministri, nëpër borde e deri në qeveri, edhe përkundër faktit se ka mjaft prova e argumente për t’i hetuar rastet apo për t’u ngritur aktakuza kundër tyre për vepra penale e krim të organizuar, prokurorët sikur bëjnë sehir ndaj krimit të organizuar derisa edhe dyshohet se i heshtin fare ato kur janë në pyetje rastet që kanë të bëjnë me këto kategori të njerëzve.
Ndaj është shtruar edhe çështja se çfarë drejtësie është kjo kur prokurorët shantazhohen, frikohen, kërcënohen dhe bien pre e ndikimeve të caktuara kriminale duke u bërë pjesë e krimit të organizuar, dhe kështu mbajnë pozitat por nuk veprojnë për të gjithë qytetarët njësoj!? Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se kur flitet për drejtësinë vendore, gjegjësisht për prokurorët dhe gjykatësit vendorë, kemi të bëjmë me njerëzit e nënshtruar ndaj krimit, të dëgjueshëm dhe servil ndaj mafio- politikanëve dhe mafio-oligarkëve ekonomikë (bizneseve të inkriminuara).
Por, sipas tij, edhe përkundër faktit se ka prova dhe argumente të mjaftueshme për t’i hetuar apo edhe ngritur aktakuzë penale për krim të organizuar ndaj mafio-politikanëve dhe oligarkëve ekonomikë, prokurorët nuk e kanë guximin e mjaftueshëm dhe as ndërgjegjen e pastër për të vepruar në përputhje me ligjin dhe obligimet kushtetuese, për faktin se mund të jenë të shantazhuar me implikim në vepra kriminale apo të frikësuar me kërcënime nga mafio-politikanët për t’i heshtur rastet e caktuara kundër mafio-oligarkëve të inkriminuar të lidhur me mafio-politikanë në pozita të larta të pushtetit, në komuna, në ministri, qeveri e kudo nëpër borde, agjenci të ndryshme, etj.
Të vegjlit e pësojnë, të fortët amnistohen
Zeqa thekson se heshtja e krimeve të rënda nga prokurorët e nënshtruar ndaj krimit i bën ata që të reagojnë sa për të arsyetuar mospunën e tyre ndaj ndonjë rasti të vogël, nganjëherë edhe banal, siç ishte rasti ndaj zonjës Vahide Badivuku, prokurore në Prokurorinë e krimeve të rënda në Mitrovicë, e cila vazhdon të mbahet në paraburgim nga 23 gushti i vitit 2015, nën akuzat e dyshimta për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, kinse ka pranuar dhuratë “në mënyrë të tërthortë”, në kundërshtim me detyrën e saj.”Kështu prokurorja Vahide Badivuku veç dënimit me 3 vjet burgim është dënuar edhe me 5.000 euro gjobë, si dhe i është ndaluar edhe ushtrimi i detyrës zyrtare për 3 vitet në vazhdim. E mora këtë si shembull, jo për të mbrojtur as arsyetuar zonjën Badivuku, por për të ilustruar drejtësinë selektive në vendin tonë. Pra, ata që nuk janë të lidhur me mafo- politikën e nivelit të lartë mund të dënohen edhe për ndonjë “dhuratë” simbolike, përderisa prokurorëve u mbyllen sytë para aferave korruptive dhe keqpërdorimeve qindra milionëshe”, u shpreh Zeqa.”Pa asnjë dyshim duhet të ashpërsohen masat ndëshkimore, por edhe ato suspenduese e përjashtuese, qoftë edhe me largim krejtësisht nga puna të prokurorëve të nënshtruar ndaj krimit e të dëgjueshëm dhe të thyeshëm lehtë përmes blerjes nga mafio- politikanët dhe mafio- oligarkët, në mënyrë që dhe të njëjtit të zëvendësohen me kuadro (prokurorë) të tjerë të aftë e të ndershëm”, është shprehur analisti Florim Zeqa.
Politika urdhëron njerëzit e drejtësisë
Analisti tjetër, Reshat Badallaj, thotë se në prokurorinë e Kosovës duhet bërë ndryshime rrënjësore për të luftuar krimin e organizuar nga oligarkët dhe majat e larta shtetërore, derisa siç tha prokurorët dhe gjyqtarët që janë aktualisht në sistemin gjyqësor janë me urdhra të politikës dhe nuk guxojnë asgjë të bëjnë më shumë. “Këta janë qyqar dhe mjeranë prokurorë dhe nuk guxojnë të marrin lëndët e ndjeshme kur e gjithë bota dhe qytetari i thjeshtë e di se janë të lidhur ngushtë me majat e larta shtetërore, kryetarët e komunave dhe kryebanditë e banditë të bandave politike, ndërsa në anën tjetër fakte ka mjaft për të ndjekur penalisht shumë banda dhe banditë, të ashtuquajturve ‘peshqve të mëdhenj’, por këta nuk guxojnë të marrin një hap të tille”, ka theksuar ai.”Nëse mendohet se do të zgjidhen këto lëndë me Pecin, Saliukën, Dakën dhe sejmenë të tjerë, kurrën e kurrës, pasi kjo kope xhezash e dinë mirë se nga kush dhe sa dëmtohet buxheti i shtetit, por nuk guxojnë të bëjnë zë. Por për të zgjidhur lëndët dhe për të ndjekur të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’, që ka shumë hajna dhe që janë pasuruar hajnisht si sheikët e vendeve arabe, së pari duhet të ndërrohet politika e mbushur plot me hajna e vagabondë dhe pastaj bashkë me të tillët duhet që të ikin edhe puthadorët dhe sahanlëpirësit e tyre në theqafje dhe pastaj të vihen në mbrojtje të shtetit prokurorët e rinj, jo të ndikuar politikisht, të guximshëm dhe të mos tradhtojnë betimin e dhënë dhe jo si këta dallkaukë sa për sy e faqe, ngase prokurorët aktualë nuk kanë as moral e as turp dhe këta janë frikacakë dhe që ushqehen nga grazhdi i tyre dhe si mund këta të ndjekin hajnat e profileve të sojit al kapone e al Pacino”, u shpreh Badallaj.
Kuadrove të afta t’u jepet hapësirë
Analisti Naim Kelmendi ka konsideruar se duke i neglizhuar rastet e caktuara të hetimit dhe gjykimit nga prokurorët kundër mafio-oligarkëve të inkriminuar e të ndërlidhur me mafinë politike të pozitave të larta institucionale e qeverisëse të pushtetit gjithandej në komuna apo ministri, nëpër borde e deri në qeveri, edhe përkundër faktit se ka mjaft prova e argumente për t’i hetuar rastet apo për t’u ngritur aktakuza kundër tyre për vepra penale e krim të organizuar, prokurorët sikur bëjnë sehir ndaj krimit të organizuar dhe dyshohet se i heshtin fare ato kur janë në pyetje rastet që kanë të bëjnë me këto kategori të njerëzve.”Në të vërtetë mund të konstatohet se fatkeqësisht kështu po trafikohet drejtësia nga prokurorët që shantazhohen, frikohen, kërcënohen dhe njëherësh bien pre e ndikimeve të caktuara kriminale, duke u bërë në njëfarë mënyre edhe mbrojtës të krimit e krimineleve, duke mos vepruar njësoj për të gjithë qytetarët dhe në mënyrë konsekuente dhe të pakompromis me krimin e korrupsionin apo kundër kryesve të veprave penale e të krimit të organizuar”, theksoi ai. “Është substancialisht e dobishme dhe me interes permanent për sistemin e drejtësisë që të zëvendësohen të tanishmit me kuadro të afta, me integritet profesional e njerëzor, për të shërbyer në detyrat ligjore dhe të drejtësisë në mënyrë të ndershme e konsistente në zbatim të ligjit dhe të së drejtës në kuadër të shtetit ligjor”, spikati për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi./kosova sot/


