Mobi Casa

Prokurimi publik, njolla e zezë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shuma të mëdha parash të arkës së shtetit dyshohet se keqpërdoren nga zyrtarë të korruptuar të prokurimit.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta që i ishin bërë Ligjit të Prokurimit, ekspertët thonë se në prokurimin publik aktual ka shumë burokraci dhe shumë mundësi të anashkalimit të Ligjit dhe krijimit të privilegjeve për një kompani.

Ndryshe, qëllimi i Ligjit për Prokurim Publik është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen.

Uji Dea

Janë rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës, të cilat shpenzohen përmes prokurimit publik.

Sipas raporteve ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për luftimin e veprimtarive korruptive vazhdimisht ka munguar vullneti politik, por edhe i prokurorëve për të zgjidhur rastet e korrupsionit.

Por, nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRRPP), thonë se ky institucion po shkon drejt përmirësimit./zeri/