Hidromorava

Projektligji për Zyrtarët Publik – po shkatërrohet investimi në reformë, shpallja e pozitave çdo 4 vjet mund të keqpërdoret

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Projektligji për Zyrtarët Publik që ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve të punës për zyrtarët në institucionet publike po konsiderohet si shumë problematik.Njohës të fushës bëjnë thirrje që ky Projektligj të mos implementohet në Kosovë.

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se problemi kryesorë i këtij ligji është që pozitat menaxheriale të mesme dhe të ulëta do të kenë mandat vetëm 4 vjet.

Prandaj sipas tij, zyrtarët që mbajnë këto pozita kanë filluar të frikësohen nga ky paragraf.“Ne kemi marr komentet nga niveli lokal dhe i kemi paraqitur në grupin punues. Një ndër rekomandimet kryesore të AKK-së i cili mendoj që nuk duhet të jetë në ligjin final i cili do të miratohet nga Parlamenti, është që pas një viti të hyrjes në fuqi të këtij ligji, gjitha pozitat menagjeriale të mesme dhe të ulëta që do të shpallen, mandati i tyre do të jetë vetëm 4 vite me mundësi që pas këtyre viteve t’i shpallet pozita dhe ata mund të aplikojnë. Do të thotë gjithë zyrtarët që mbajnë këto pozita kanë filluar të frikësohen nga ky paragraf. Sistemi karrierës do të largohet me këtë projektligj”.

“Një dobësi e cila është evidentuar edhe nga AKK- ja është se një ndër kriteret e punësimit është edhe përshtatshmëria, ne ende nuk kemi mundur ta deshifrojmë se çka është kjo. Pra cili kriter është ai dhe po besojmë që në të ardhmen ky kriter do të dëshifrohet. Pastaj është problemi i ushtruesit të detyrës, deri më tani është 6 muaj, por ky Projektligj parasheh që mund të jetë mbi 6 muaj”, tha ai.

Ai po ashtu u shpreh se me ndërrimin e zyrtarëve në administrata pas çdo 4 vjet, është në rrezik që kjo të keqpërdorët nga partitë politike, pasi që ata mund t’i punësojnë militantët e tyre.“Nëse ndërkohë që çdo 4 vite të ketë ndërrim të kuadrove apo të zyrtarëve, atëherë një parti politike mund ta përdorë kushtimisht apo politikisht që ti punësoj militant partiak dhe atëherë çdo 4 vite të kemi ndryshim të administratës dhe kjo nuk është ë mirë, janë investuar miliona euro në ndërtimin e kësaj administrate të cilën e kemi dhe po shpresojmë që në të ardhmen duhet të synojmë që të kemi një administrata të qëndrueshme e jo që ajo të ndërrohet çdo 4 vite. Po shpresojmë që kjo nuk do të ndodh në Kosovë” tha Ibrahimi.

Mobi Casa

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se e kanë me shqtësisim pjesnë që ndërlidhen kryesisht me pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe të stafit diplomatik.

Sipas tij, me këtë ligj pagat atyre do t’u zbriten deri në masën e 40 për qind.“Ky ligj është ende në konsultime publike që do të thotë grupet e interesit do të mund të ofrojnë rekomandime për dispozitat që i konsiderojnë se janë në kundërshtim me frymën e kushtetutës. Ne si IKD kemi parë disa probleme që ndërlidhen kryesisht me pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, gjykatave të rregullta por edhe të stafit diplomatik. Edhe pse janë disa dispozita kalimtare në ligj një farë mënyre që bëjnë njëfarë shkallshmërie se kur do të iu zbriten pagat këtyre zyrtarëve dhe mënyra e formës si do të bëhet, prapë se prapë në bazë të parimeve standardëve ndërkombëtare që garantojnë pavarësinë, sigurinë juridike dhe sigurinë financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve pothuaj se bënë të pa mundur që ky ligj të hyjë në fuqi flasë në raport me këto kategori të zyrtarëve publik. Me këtë ligj pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të them që zbriten deri në masën e 40 për qind që njëfarë mënyre e prek këtë standard, mund të them që nëse kjo do të mbetet kështu si është vështirë se do të mund ta kaloj filtrin e Gjykatës Kushtetuese” tha ai.

Miftaraj tha se problemi tjetër është edhe me zyrtarët publikë, që sipas tij, ndërkombëtarët që pas shpalljes së pavarësisë kanë investuar qindra miliona euro për të forcuar administratën publike dhe për të ndërtuar një sistem të karrierës, dhe me këtë ligj po hedhet poshtë tërë ai investim.

Ai po ashtu shtoi se duhet pasur kujdes me këtë ligj sepse mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutë dhe se nëse implementohet do të ketë edhe reagim të fuqishëm ndërkombëtar.“Këto dy ligje kanë edhe probleme të tjera mund të them që ndërlidhin kryesisht me zyrtarët publik. Partnerët ndërkombëtar dhe Republika e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë ka investuar me qindra miliona euro për të forcuar administratën publike për të ndërtuar një sistem të karrierës, ku zyrtari publik nga momenti që e kalon periudhën provuese pastaj sigurisht që i garantohet karriera e tij ose ushtrimi i funksioneve të tij në pozitat qe ka, me këtë ligj është propozuar që pozitat që ndërlidhen kryesisht si udhëheqës divizioneve apo drejtorë të departamenteve të rishpallen konkurset ose të pranohen nga jashtë e që kjo e cenon këtë parimin e karrierës, apo e hudh poshtë tërë atë investim që është bërë në 10-12 vitet e fundit ku administrata publike është trajnuar është specializuar dhe pastaj të njëjtit nëse nuk e kanë këtë garanci që nuk e kanë pasur më herët, njëfarë mënyre e cenon edhe pavarësinë po e cenon edhe vazhdueshmërinë që është ndërtuar për të pasur një sistem të karrierës në shërbimin civil”.“Unë besoj që Ministria e Punëve të Brendshme, grupi punues, qeveria dhe Kuvendi duhet të kenë kujdes sepse përveç që mund të jetë në kundërshtim me kushtetutë, jam i sigurt që do të ketë edhe reagim të fuqishëm ndërkombëtar”, tha ai.