Hidromorava

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon në Komisionin për Buxhet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni për buxhet dhe transfere me 6 për dhe 3 kundër, ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike-COVID-19. E votimi i këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amemdamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i PDK-së Bedri Hamza ka propozuar 4 amendamentet.

Amemdamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimburësimi, duke filluar nga viti 2023.

United Hospital

Amendamenti i dytë, lënda e parë, e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohen nga TVSH-ja.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset, të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para 29 shkurtit 2020, mbështetën financiarisht nga buxheti i Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë eurosh.

Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas 29 shkurtit 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.