RCCOLA

Projekti madhor i Lutfi Hazirit për rigjenerimin urban dhe administratën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, z.Lutfi Haziri, ka prezantuar projektin për rigjenerimin urban të qendrës së Gjilanit dhe objektin e ri të administratës. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, kryetari ka elaboruar gjerësisht këtë ide dhe ka dhënë detaje mjaft të hollësishme për realizimin dhe konkretizimin e saj.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij:
Rigjenerimi urban dhe administrata
E ardhmja e një qyteti për të gjithë, është një vizion i planifikuar në detaje, për Gjilanin që i shërben qytetarit.
Rigjenerimi i hapësirave publike të pashfrytëzuara gjer tani është projekti tjetër i rëndësishëm për ne. Rregullimi i qendrës së qytetit, pjesëve të jashtme të rrugës, hyrje-daljeve në qendër, zonave rekreative si Parku i Qytetit, do t’i japë pamje krejt ndryshe qendrës së qytetit.

Planifikohen pllato e shtigje nga materialet më standarde të kohës, shiriti i posaçëm për të verbrit, elementet mikro-urbane, ulëset publike dhe ndriçimi publik e efiçient, zonat për të gjitha kategoritë që do ta bëj të këndshëm komunikimin e qendrës me pjesët tjera të qytetit. Gjilani me këtë projekt merr tjetër pamje dhe bëhet qytet elegant në të gjitha prizmat.

Mobi Casa

“Objekti i ri i administratës që akomodon të gjitha drejtoritë komunale me mbi 350 punonjës si dhe hapësirën e kuvendit komunal, mbi 80 vende parkimi, kapë sipërfaqe ndërtimore prej 8900 m2 e shtrirë në 8 etazhe. Forma origjinale dhe transparente, zë lokacionin më të përshtatshëm dhe sipas planit hapësinor. Brendësia është dizajnuar që të ofrojë kushte të mira për të punësuarit dhe qytetarët që kërkojnë shërbimet nga komuna. I vendosur në afërsi me institucionet tjera, ndërtesa e re e administratës do të eliminojë distancat ndër-institucionale. Me ndikimin minimal në ambient, ndërtesa planifikohet të ndërtohet me materiale konvencionale të cilat karakterizohen për objektet publike. Konzervimi i objektit të burgut për të mbajtë gjallë historinë e rezistencës dhe luftës për bërjen e shtetit poashtu e integruar në këtë kompleks. Hapësirat e veçanta për shumë organizime dhe komunitete të ndryshme”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet që një projekt i tillë do ta përmirësonte dukshëm qendrën e qytetit dhe lehtësinë e qasjes së qytetarëve në institucione.