KKVITI

Projekti i ujësjellësit në Fshatin e Ri drejt përfundimit, Haliti kërkon intensifikimin e punimeve

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë zbatuese, ekipin mbikëqyrës të projektit, kryetarin e Fshatit të Ri dhe zyrtarë komunalë, për të shqyrtuar ecurinë e punimeve dhe hapat e fundit për finalizimin e projektit të ujësjellësit.

Gjatë takimit u diskutua për dinamikën e realizimit të punimeve, ndërsa u morën vendime konkrete për intensifikimin e angazhimeve, me qëllim që projekti të përfundojë brenda afateve të planifikuara.

Sipas komunës, nëse punimet vijojnë sipas planit dinamik, projekti do të përmbyllet gjatë muajit shtator, periudhë kur banorët e Fshatit të Ri pritet të kenë në dispozicion rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.

United Hospital

Kryetari Haliti e cilësoi këtë investim si një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë lokalitet, duke theksuar se Komuna e Vitisë do të vazhdojë ta monitorojë nga afër zbatimin e punimeve deri në përfundimin e tyre.

Ai nënvizoi se funksionalizimi i ujësjellësit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për Fshatin e Ri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.