ARKATANA

Projekti i studentit Benart Shala, fitues dhe më i preferuari i publikut në garën “Future Architecture”

/ 2 minuta lexim
HW

UBT promovoi punën dhe talentin e studentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Benart Shala, i cili me projektin e tij hyri në garën ndërkombëtare, “Future Architecture”, pjesë e të cilës ishin mbi 350 projekte të arkitektëve të rinj nga 70 shtete të ndryshme të botës.

Nga të gjitha këto punime, Benarti arriti që të shpallet projekti më i votuar nga publiku dhe mblodhi gjithsej 1201 vota, më shumë sesa çdo garues tjetër i botës.

Lajmi për këtë të arritur të tij dhe vendit tonë është bërë e ditur nga vetë organizatorët e garës, me ç’rast nga pesë punime nga Kosova, Benarti është i vetmi i cili falë këtij suksesi do ta përfaqësojë Kosovën dhe projektin e tij në Matchmaking Conference, si pjesë e Creative Exchange 2019, që do të mbahet më 13-15 shkurt, në Lubjanë të Sllovenisë.

Fundamenti

“Përzgjedhja e 25 krijuesve ka përfunduar me zgjedhjen e idesë më të preferuar të publikut. Ndjekësit nëpër rrjete sociale të “Future Architecture” kanë zgjedhur përmes një votimi në internet, projektin “Arkitektura përmes Efektit të Fluturës” nga Benart Shala (Kosovë), si të preferuarin e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të garës.

Përveç prezantimit të ideve, Benarti dhe fituesit e tjerë do të kenë mundësi që të bëhen edhe pjesë e Arkitektëve të së Ardhmes dhe e programit “Evropa Kreative”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.