Fundamenti

Projekti i ri muzikor i Rita Orës renditet i pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe i pesti në nivel global

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shënuar një rikthim të fuqishëm në muzikë.Ajo ka publikuar së fundmi një mini-album (EP), me katër këngë të reja, të cilat vijnë në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës si: DJ David Guetta, DJ i famshëm kazakistanez Imanbek dhe reperi amerikan Gunna.

Ora ka realizuar edhe një klip, i cili në fakt është një mini-film ku në pah vihet kënga më e suksesshme e mini-albumit të ri, e cila titullohet “Big”.Në këtë klip ajo u shfaq me veshje tradicionale shqiptare të punuar nga Valdrin Sahiti, ndërsa mori vëmendje me sekuencat e veçanta të videos së xhiruar në arkitekturën brutaliste të Bullgarisë.

Mini-albumi është pritur jashtë mase mirë nga publiku internacional, dhe aktualisht renditet si albumi i parë më i dëgjuar i momentit në listën e pop albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

HW

Ka qenë vet Rita ajo e cila ka publikuar këtë fakt në InstaStory, ku lista e përpiluar nga iTunes, e shfaq albumin e shqiptares “Bang”, si albumin më të dëgjuar të momentit në zhanrin e muzikës pop.Ndërkohë, “Bang” gjithashtu renditet si albumi i pestë më i dëgjuar i momentit në nivel global, po në listën zyrtare të iTunes.

Rita ka lënë prapa edhe shqiptaren tjetër të famshme, Dua Lipa, albumi i së cilës në iTunes renditet i gjashti – bëhet fjalë për edicionin e ri të albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight Edition”, të cilin Dua e publikoi gjatë këtyre ditëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.