HW

Projektet shkojnë për artistët “e dëgjueshëm” të pushtetit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ende nuk është e qartë se kur vendi mund të bëhet me Ligjin për Sponsorizime në kulturë. Pavarësisht faktit se ky projektligj është në lexim të dytë në Kuvend, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk kanë mundur të konfirmojnë se kur vendi mund të bëhet me këtë ligj.

Musliu: Ky sistem nuk e ka prioritet kulturën, kjo tashme është më se e qartë

“Një vend si Kosova, ku shoqëria kosovare gëlon në llumin e më të këqijve, e ku zot shtëpie janë sundimtarët mediokër, sponsorizimi i aktiviteteve kulturore do të bëhej në vija ndarëse. Siç dihet, e keqja e përkrah të keqen, prandaj ndoshta edhe është mirë që nuk ka një ligj të këtillë se do të përkraheshin financiarisht e do të promovoheshin djemtë, vajzat, nipat, mbesat e akraballëku i vendimmarrësve. Mandej një ligj i këtillë pa kritere dhe pa llogaridhënie do të ketë pasoja edhe për vetë buxhetin e Kosovës”, ka potencuar Haxhaj,raporton gazeta Kosova Sot.

Fundamenti

Ende nuk është e qartë se kur vendi mund të bëhet me Ligjin për Sponsorizime në kulturë. Pavarësisht faktit se ky projektligj është në lexim të dytë në Kuvend, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk kanë mundur të konfirmojnë se kur vendi mund të bëhet me këtë ligj.

Ka vite të tëra që po diskutohet për bërjen e vendit me këtë ligj, por deri më sot, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke ngritur dyshime të ndryshme nga komuniteti rreth prapaskenave politike për zbatueshmërinë e këtij ligji pas miratimit të tij. Pavarësisht rëndësisë që ka miratimi i një ligji të tillë, për njohës të zhvillimeve kulturore në vend, zvarritja e tij është e paarsyeshme.

Ende nuk jemi gati si shoqëri për një ligj të tillë. Për shkrimtarin Ardian Haxhaj, aktualisht kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës, ligji për sponsorizime në fushën e kulturës në një vend me demokraci të zhvilluar është i domosdoshëm. Ai ka thënë se të gjitha fushat e kulturës te ne kanë nevojë për mbështetje financiare, derisa mbështetja e deritashme nga shteti është bërë kryesisht mbi baza klienteliste./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.