FIDANISHTJA

Projektet madhore të varura nga kreditë afatgjata

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Financave, Avdullah Hoti është shprehur optimist në mbështetjen që mund ta marr Kosova nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Optimizmin, ai e ka mbështetur në mënyrën e trajtimit që FMN-ja ia ka bërë raportit për Kosovën në kuadër të “Konsultimeve sipas Nenit IV”, të zhvilluara në mars të këtij viti.

“E them me kënaqësi që ka një gatishmëri të FMN-së për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në objektivat e saj zhvillimore. Në këtë drejtim, do të rishikohet rregulla fiskale sa i përket shpenzimeve buxhetore për të mundësuar investime kapitale në projekte në sektorë si bujqësi, infrastrukturë dhe furnizim me ujë, të cilët projekte krijojnë mundësi zhvillimore dhe punësim. Në veçanti, projektet e ujitjes së tokave bujqësore krijojnë mundësi për rritje të prodhimtarisë bujqësore për të zëvendësuar importin e madh të produkteve ushqimore”, ka shkruar Hoti, në profilin e tij në Fecebook.

FIDANISHTJA

Ai ka paralajmëruar se javën që vjen, Kosovën do ta vizitojë Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Min Zhu.

Menjëherë pas kësaj vizite, sipas tij do të nis një program i ri i Kosovës me FMN-në.

“Ky program i ri me FMN-në, e rrit besueshmërinë e partnerëve tanë dhe institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës dhe mundëson hyrjen në kredi afatgjate, me kushte shumë të volitshme, për të financuar projektet madhore të Qeverisë Mustafa”, ka shkruar Hoti./Gazeta Tribuna/